27,04,2024

Nxënësit e shkollës “Zenel Hajdini” nisin prodhimin e maskave, Kryetari Aliu zotohet për mbështetjen e kësaj nisme

Must Read

Nxënësit e shkollës së agrobiznesit “Zenel Hajdini” bashkë me drejtorin e kësaj shkolle, Abdullah Imeri, u pritën sot nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani. Arsye e vizitës së mysafirëve ishte njoftimi i kreut të Komunës me iniciativën e tyre për prodhimin e maskave mbrojtëse, tash kur këto të fundit paraqesin domosdoshmëri në luftën kundër virusit COVID-19.
Drejtori i shkollës, Abdullah Imeri tha se nxënësit e shkollës bujqësore, me vullnetin dhe iniciativën e tyre kanë arritur të prodhojnë mbi 500 maska për nxënësit fillimisht të shkollës së tyre, porse synimi mbetet furnizimi i të gjitha shkollave të Ferizajt me maska të tilla, të punuara nga nxënësit e kësaj shkolle.

Nevojë që lindi gjatë këtij procesi ishte mbështetja e Komunës, me materiale dhe pajisje për këtë shkollë, që të rriten kapacitetet e prodhimit, për të cilën Kryetari i Komunës, Agim Aliu u zotua se do ta kenë kjo shkollë në punën e tyre profesionale.
Nxënësit e shkollës bujqësore “Zenel Hajdini” kishin përgatitur edhe një kontigjent maskash donacion për Komunën e Ferizajt, për të cilën kreu i Komunës shpreh falënderimin publik, duke u zotuar në mbështetjen e nismave të tilla të nxënësve që të mbrojnë me punën e tyre, shëndetin publik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img