26,11,2024

Nxënësit e shkollës “Zenel Hajdini” dhe gjmnazi “Kuvendi I Arbërit” po marrin pjesë në “Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2019” në Vushtrri

Must Read

Nxënësit e shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” dhe nxënësit e gjimanzit “Kuvendi I Arbërit” po marrin pjesë në “Panairi i Shkencës dhe Kulturës” në Vushtrri që organizohet nga OJQ “Lëvizja Koha”

Ky panair do të mbahet për tre ditë, 7,8 dhe 9 Dhjetor edhe këtë vit ka karakter kombëtar, enë të cilin përvç shkollave  nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës  po marrin pjesë ëdhe shkolla  nga Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Mali I Zi, dhe Kosova Lindore.

Shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë po merrë pjes më 4 nxënës, dy nga profile o Konfeksionit dhe dy nga Dizajni I enterierit dhe teknologji e drutit të cilët  kanë ekspozuar punimet e tyre gjatë punës praktike sidhe gjatë kohës  së panairit po punojnë pjesë nga praktika e këtyre profileve.

Gjimnazi “Kuvendi I Arbërit” po merr pjesë me pesë nxënës në lëmitë e shkencave të natyrës të cilët po ekspozojnë eksperimente nga lëmia e Kimisë, Fizikës , Biologjisë dhe Astronomisë.

Ndryshe ky është projekti më i madh rinor dhe arsimor që ka ndodhur ndonjëherë në Vushtrri dhe më gjerë e që e ka organizuar “Lëvizja Koha”, tashmë tradicional, është mbajtur për shtatë vite radhazi dhe mbanë emrin “Panairi i Shkencës dhe i Kulturës”. Projekti ka të bëj me prezantime praktike të punimeve shkencore dhe kulturore nga nxënësit më të mirë të shkollave të mesme të shumë komunave brenda dhe jashtë shtetit të Kosovës.

“E themi me plotë përgjegjësi se historia nuk shkruhet sot por ajo shkruhet në të ardhmen për veprat e të sotmes dhe ju themi sinqerisht se për përkrahjen e juaj dhënë këtij projekti do të dëshmoj historia për gjeneratat e së ardhmes sepse nuk është një vepër e vogël që po e bëjmë së bashku. Ne, së bashku po i bashkojmë nxënësit dhe profesorët më të mirë që flasin të njëjtën gjuhë nga Bujanoci, Presheva, Medvegja, Shkupi, Dibra, Gostivari, Struga, Tetova, Ulqini, Shkodra, Tirana dhe të gjitha komunat e Kosovës prandaj ky projekt për cilësitë e tij është shumë dimensional dhe ka vlera të jashtëzakonshme. Përkrahja është shumë domethënëse për të gjithë të rinjtë si dhe qytetarët e shtetit tonë sepse përmes këtij projekti ata do të mësojnë se çdo teori e ka një praktikë e qëllimi është të mësohet praktika sepse kjo kërkohet në ditët e sotme, pra  “të dish si t’i bësh gjërat jo si t’i thuash”! Së bashku ne po investojmë në rininë tonë si dhe po i takojmë të rinjtë nga komuna të ndryshme përmes dijes së tyre si kriter i vlerësimit dhe pjesëmarrjes.” ka thënë  Rijad Bivolaku, menaxher i projektit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img