MËNYRA E SHKARKIMIT TË FORMËS ON-LINE PËR LËVIZJE TË LIRË (ÇERTIFIKATËS NË ATK) – FRESKUAR MË: 15/04/2020
Prishtinë, 15/04/2020
NJOFTIMET MË TË REJA NGA MINISTRIA E EKONOMISË, PUNËSIMIT, TREGTISË, INDUSTRISË, NDËRMARRËSISË DHE INVESTIMEVE STRATEGJIKE – MEPTINIS – FRESKUAR MË: 15/04/2020
FRESKUAR MË: 15/04/2020
Referuar vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës, të 14 prill 2020, MEPTINIS ju njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomik.
Veprimtaritë e lejuara janë dhënë në këtë vegëz:
Me dokument konfirmimi nga ATK EDI dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomik, mundësohet:
– qarkullimi i lirë për operatorët ekonomik,
– transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit — për veprimtaritë e lejuara.
SI TË PLOTËSOHET FORMA ON-LINE PËR LËVIZJE TË LIRË (14-04-2020)?
1) PUNËDHËNËSI: e shkarkon nga sistemi elektronik EDI i ATK-së çertifikatën, e vulosë dhe e nënshkruan, për secilin punonjës,
2) PUNONJËSI: duhet ta mbajë këtë formë me vete, bashkë me letërnjoftim dhe (nëse ka) edhe “bexh”-in e kompanisë.
PUNËDHËNËSI SIGURON QË VEPRIMTARIA ËSHTË NË LISTËN E MEPTINIS.
NËSE FIRMA KA MË SHUMË SE NJË VEPRIMTARI, MUND TË USHTROHEN VETËM ATO QË FIGUROJNË NË LISTË, SI TË LEJUARA.