25,12,2024

Një hapësirë që mban erë lufte

Must Read

Një hapësirë që mban erë lufte dhe shumë elemente të saj është vendi që po emocionon pakufi gjeneratat e vjetra e të reja edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës. Si rrallë nëpër komunat e tjera komuna e Shtimes së fundi është bërë me muzeun e saj historik në kuadër të të cilit kati i dytë i ndërtesës u është kushtuar artefakteve të luftës.

E gjithë jeta e malit e zhvilluar në vitin 1999 është sjellë në copëza të vogla në këtë hapësirë të muzeut që është mbushur kryesisht me peisazhe nga jeta dhe veprimtaria e 45 dëshmorëve të kësaj ane por edhe veteranëve e invalidëve të luftës . Uniforma të vjetra e të reja të dëshmorëve e të ushtarëve që ende janë gjallë, predha e mbetje granatash si dhe materialet i trajtimeve shëndetësore e përbëjnë një rrëfim interesant e të pa përjetuar më parë si histori për publikun.

artefakte

Sa është interesant për vizitorët muzeu historik i Shtimes është aq edhe i pa eksploruar nga punonjësit e tij, të cilët kanë plane të mëdha për grumbullimin e kësaj historie të pashkruar.

Arben Deliu zyrtar për muze dhe trashëgimi nis të tregojë me kënaqësi  jetëgjatësinë e këtij muzeu i cili fillimisht ishte vendosur në një qendër tregtare për 10 vjet pa kushte të mira mirëpo me renovimin e ndërtesës tani ka filluar të jetë një hapësirë shumë e dashur për vizitorët.

“Takimet më emocionuese që më ka rënë t’i shoh për këtë kohë janë nga vizitat që bëjnë prindërit apo edhe nipërit tek  gjësendet e të afërmve të tyre, apo edhe edhe gjyshërit me ato të nipave apo mbesave që kanë humbur jetën në luftë. Vërtet është mallëngjyese me i pa se si çmallen me këto figura , ata vijnë së paku një herë në muaj dhe dallohen emocionet që shfaqin por shprehin njëkohësisht edhe krenari e mirënjohje se si populli ka filluar t’i çmojë këto vlera” thotë Arben Deliu përgjegjës i muzeut historik në Shtime.

predhat

600 artefakte vetëm tek pjesa e luftës

 

Materialet e mbledhura në fillim me vështirësi, tashmë po zgjerohen me shumë dëshirë sipas punonjësve të muzeut ngase interesimi i njerëzve për të dhuruar e ruajtur edhe gjërat e tyre personale madje edhe ato të cilat i kanë shumë për zemër po vie duke u rritur.

“Saktë nuk mund ta dimë por supozojmë se kemi mbi 600 artefakte vetëm të luftës së fundit në këtë vend. Do ta përpunojmë edhe më tutje materialin dhe do të dalim në teren e të mbledhim edhe gjëra të tjera për ta kompletuar këtë muze” thotë Deliu.

 

E për dallim nga pjesa e sipërme e muzeut historik, pjesa e poshtme ku janë të ekspozuara elemente etnologjike duket më e varfër sepse ende nuk janë mbledhur të gjitha ato elemente që i ka ruajtur popullatat e kësaj ane. Bëhet e ditur se diku rreth 120 artefakte janë të vendosura në këtë pjesë në mesin e të cilave është edhe veku 12 vjeçar.

veku

Arben Deliu përgjegjës i Muzeut tregon se shumicën e këtyre gjësendeve të drunjta i ka dhuruar një qytetar shtimjan Hasan Ndrecaj i cili është merakli e zanatli i artefakteve të vjetra. Duke e përmendur shembullin e tij institucioni në fjalë apelon edhe tek të gjithë ata qytetarë që të sjellin gjërat me vlerë aty ku shihen ruhen e vlerësohen më shumë se kudo tjetër.

Ish-komuna bëhet muze

foto 4Muzeu historik i Shtimes për herë të parë u funksionalizua si muze i plot në dhjetor të vitit të kaluar me ç’rast autoritetet komunale patën deklaruar se dëshmitë  luftës dhe mënyrës së jetesës shumë vite me parë tani do të jenë më të prekshme për qytetarët.

”Është një përpjekje dhe kontribut I madh i gjeneratave që përkujtohen me fakte në muze. për të përkujtuar historinë tonë të lavdishme.

Ky muze në të kaluarën ishte i improvizuar, jo shumë i kompletuar, ndërsa sot këtu janë një pjesë e mirë e eksponateve që do t’i krijojnë mundësitë për gjeneratat e ardhshme që duke parë dhe duke e njohur historinë ta ruajnë vlerën që me vite është kultivuar dhe në fund me sakrificë është realizuar liria e vendit tonë. Pjesa kryesore është muzeu i luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historisë më të re, e cila komplet i ka ndryshuar rrjedhat e zhvillimit politik dhe ekonomik të Kosovës. Falë kësaj lufte sot shteti jonë është i pavarur dhe i lirë dhe kjo pjesë e eksponateve do të jetë pjesa qenësore që ju rikujton gjeneratave shtegtimin tonë deri në liri” pati deklaruar kryetari i komunës së Shtimes Naim Ismajli.

Shtimja për herë të parë është bërë me muze, më 19 janar të vitit 2004, i cili ka qenë në Qendrën Tregtare “Eli-Ab”, ndërsa tani janë bartur të gjitha eksponatet dhe janë vendosur në objektin e rinovuar të ish-Komunës.

shendetsia

Ky objekt është rinovuar nga Programi i Bashkimit Evropian “Beautiful Kosovo“ (Kosova e Bukur). Vlera e përgjithshme e këtij projekti është mbi 146 mijë euro, mjete këto të siguruara nga Bashkim Evropian, ku me 10 për qind ka participuar edhe Komuna e Shtimes. Renovimin e këtij objekti të rëndësisë së veçantë historike e ka bërë firma ndërtimore “Euro-Project” nga Skënderaj.

Kjo ndërtesë dykatëshe e ndërtuar qysh në kohën e sundimit të Perandorisë Osmane është njëra ndër objektet më të vjetra të qytetit të Shtimes, e cila është shfrytëzuar për 145 vjet për nevoja të banorëve të kësaj treve. Më 1890 është ndërtuar nga Agush Aga, i familjes së vëllazërisë së Hysajve të Shtimes dhe një kohë të gjatë ka shërbyer si objekt i Komunës së Shtimes./Kosova Sot/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img