11,11,2025

Aty ku në prill u aksidentuan dy policë të Kaçanikut, sonte bie një tjetër veturë

Must Read

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Hani-Elezit-Kaçanik.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Ka ndodhur një aksident. Vetura e tipit Mercedes ka qenë duke ardhur nga Hani Elezit për në Kaçanik me këtë rast ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga meqë rast tre persona kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i policisë, Agim Gashi.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipi policor dhe ai i Emergjencës meqë rast të lënduarit janë shoqëruar për në Qendrën Spitalore në Kaçanik.

Sipas burimeve të Indeksonline aksidenti ka ndodhur pikërisht në vendin ku në prill të këtij viti humbën jetën dy policë, Malsor Dashi dhe Armend Trena.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KEDS, punime në rrjet. Këto pjesë të Ferizajt do të kenë ndërpreje të rrymës 8 orë

Punime në projekte investive 1. Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet: Dalja 10kV Drejtimi i Sillosit (kodi: 40041001) prej orës 09:00...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img