28,04,2024

NISMA Socialdemokrate në Ferizaj me “Drekën e Pavarësisë” shënon 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Must Read

Ferizaj.16.02.2019. Rinia e Nismës Socialdemokrate dega në  Ferizaj me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka organizuar “Drekën e Pavarësisë”  në Fer izaj.

Në ambientet e  Bifurkacionit  anëtar, simpatizantë  të Nismas Socialdemokrate dhe shumë qytetarë  morën pjësë në “Drekën e Pavarësisë”  për të shënuar përvjetorin e 11-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës .

“ Kjo është  një drekë e organizuar në shenjë të  përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kjo drekë është organizuar nga të rinjtë e Nismas Socialdemokrate e në të cilën janë ftuar të gjithë qytetarët ferizajas, pa dallim  përcaktimit politik pasi kjo është  fetsë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.  Uroj që  përvjetori i ardhshëm të na gjejë më suksese më të mëdha, me synimet tona të realizuar dhe më një shtetë  më të fuqizuar” ka thënë  Besnik Berisha,kryetar i NISMA Socialdemokrate ,njëherit  zëvendësministër në Ministrinë e  Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Të rinjtë e këtij subjekti plitik ishin kujdesuar që ky manifestim të kaloi sa më mirë dhe kishin ftuar edhe  grupe muzikorë te vajzave të cilat me veshje kombëtare dhe me defa i dhanë hijeshi këtij manifestimi.

“ Rinis e Nismës Socialdemokrate për nder të 11 vjetorit  të Pavarësisë së Kosovës  ka organizuar  “Drekën e Pavarësisë”  në të cilën janë ftyura të gjithë  qytetarët e Ferizajt pa dallim të ngjyrimit partiak.  Me vjen mirë që sot në këtë “Drekë të Pavarësisë”  ka të pranishëm edhe shumë qytetarë të cilët  nuk janë pjesë  subjektit politik por që i janë bashkëngjitur këtij manifestimi të shënimit të përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë” ka thënë  Albion Salihu, kryetar  i të rnjëve të Nisma Socialdemokrate.

Ndryshe  në ambientet e mullirit   te Bifurkacioni  i lumit Nerodime ishin servuar ushqime kryesisht tradicinale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img