27,12,2024

Nisi asfaltimi i rrugicave me gjatësi 6 kilometra në Dremjak të Ferizajt

Must Read

Kushtet e volitshme atmosferike, po mundësojnë zhvillimin e projekteve të shumta anekënd Ferizajt. Janë edhe punime të shumta infrastrukturore që po kryehen si ky i sotmi për asfaltimin e rrugicave në fshatin Dremjak që kanë një gjatësi prej 6 kilometër.

Për të ndjekur punimet, dolën sot i pari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu dhe drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Ky i fundit, drejtori Bytyqi tha se me këtë projekt, përmbyllen të gjitha investimet në infrastrukturën rrugore në këtë fshat.

“Sot është fillimi i fundit në projekte infrastrukturore në fshatin Dremjak, gjegjësisht fillimi i projektit të asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave të mbetura të fshatit. Në kuadër të këtij projekti parashihet asfaltimi i diku 6 kilometrave rrugë në këtë fshat. Bëhet fjalë për një projekt rreth 200 mijë euro dhe besoj që me përfundimin e këtij projekti, fshati Dremjak do ta ketë edhe infrastrukturën e kompletuar rrugore në të gjithë fshatin. Është një pjesë e vogël e rrugicave që kanë mbetur, gjatë vitit të kaluar e dini që është përfunduar edhe rruga kryesore kurse gjatë këtij viti ka përfunduar edhe ndërtimi i dy urave në fshatin Dremjak, besoj se edhe ato segmentet e shkurtëra që kanë mbetur në rrugën kryesore të përmbyllen shumë shpejt, gjithashtu mbetet edhe një pjesë e ndriçimit, atë e kemi në planin afatshkurtër, kurse fundi i vitit të ardhshëm do tê përfundojnë të gjitha problemet infrastrukturore në këtë fshat” tha drejtori Bytyqi.

Falënderues e të gëzuar u shprehën edhe drejtuesit e fshatit Dremjak. Afrim Shahini, kryetar i fshatit falënderoi Komunën e Ferizajt, Kryetarin Aliu, për këtë investim që zgjidh hallet e banorëve të fshatit në pikëpamje të infrastrukturës rrugore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img