23,04,2024

Nisën provat, “Kontrolli dhe Makina e Dashurisë” shfaqja më e re e Teatrit “Adriana” me regjisor Besim Ugzmajlin

Must Read

Ditët e para të 2020-tës, nisën me entuziazmin e përpjekjen e trupës së aktorëve dhe drejtuesve të Teatrit që edhe këtë vit të shënohen rekorde e suksese të skenës sonë teatrore kudo në vend, që karakterizuan edhe vitin paraprak 2019.

Teatri “Adriana” është në punë. Aktorët e angazhuar brenda trupës nuk po gjejnë pushim. Janë produksionet e vazhdueshme e mbështetja si asnjëherë më parë për këtë institucion, që ka bërë të dallueshëm Teatrin “Adriana” ndër të gjitha teatrot e vendit.

E vetëm pak javë pasi publiku ferizajas ndoqi premirën e shfaqjes “Derisa vdekja nuk na ndanë”, nisën provat për shfaqjen e re, atë te regjisorit ferizajas, Besim Ugzmajli. “Kontrolli dhe Makina e Dashurisë” është drama origjinale e Ugzmajlit që do të ngjitet në skenën e Teatrit “Adriana” për pak javë. Ky prodhim skenik që debuton regjisorin e shfaqjes, Besim Ugzmajli edhe si dramaturg në skenë, kjo shfaqje pritet t’i sjellë publikut, një shije krejtësisht të re, format tërheqës e cilësi të padiskutueshme, në spikamë të sfidave të kohës moderne.

Kjo dramë sjell një tregim dashurie, kur përmes vendosjes së ngjarjes në një hapësirë dhe kohë krejtësisht distopike, autori shfaq përpjekjen maksimale të një çifti për të realizuar bashkëjetesën e tyre me çdo kusht. Në atë hapësirë dhe kohë, pasiqë shoqëria është përfshirë në një gjendje krejtësisht të varur nga aparenca, mungesa e empatisë e dëliri teknologjik, ka bërë dashurinë pothuajse të pamundur.
Çiftit i duhet t’i nënshtrohet një numri të madh testesh që janë parakushte për të realizuar dashurinë e tyre.

E ata që bartin mbi supe para publikut shfaqjen tashmë në punë janë aktorët e palodhshëm: Mevlan Saraçi, Dardana Mehmeti, Leonora Hasani, Sherif Bega, Milot Salihu, Jajush Ramadani, Kushtrim Emërllahu, Blin Sylejmani, Uratë Shabani, Gresa Gashi dhe Valdrin Osmani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në Fshat të Vjetër

Paraditen e sotme, në Fshat të Vjetër, u shënua Dita e Shkollës të këtij fshati si dhe u përurua...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img