27,08,2025

Nisë rregullimi i fushave sportive në fshatrat e Ferizajt

Must Read

Ka nisur rregulllimi i fushave spoertive në fshatrat  e Ferizajt, Lloshkobare dhe Pleshinë.

Për të parë zhvillimin e punimeve në këto fhstra sot ka dal edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu me drejtorin e Urbanizmit Lulzim Aliu.

Aliu ka bërë të ditur se sot ka filluar rregullimi i 2  terreneve sportive  nga 10 sa janë planifikuar.

“Infrastrukturën sportive po e shtrijmë edhe në fshatra që të rinjve t’i japim terrene sportive e rekreative, si asnjëherë më parë. Sot, nisëm punimet në rregullimin e 2 nga 10 terreneve sportive që do të ndërtohen në fshatrat e Ferizajt. Nisëm me punën në ndërtimin e fushës sportive me bari sintetik në Lloshkobare, paralelisht edhe me terrenin sportiv në Pleshinë, për të vazhduar edhe në fshatrat tjera” ka shkruar Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img