03,05,2024

Nis rregullimi dhe asfaltimi i 18 rrugicave në fshatin Zllatar

Must Read

Këtë të mërkurë edhe zyrtarisht kanë filluar punimet në rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve të fshatit Zllatar, fshat ky pothuajse i harruar nga të gjitha qeverisjet e kaluara. Punimet në këto rrugë nga afër i ka inspektuar Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Me këtë rast u vlerësua se rregullimi i këtyre rrugëve ka rëndësi jetike për banorët e këtij lokaliteti, i cili për një kohë të gjatë ka qenë edhe i harruar.
Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Arbër Bytyqi me këtë rast ka thënë se ky projekt ka rëndësi tejet të madhe për rreth 1300 banorët e këtij fshati.

“Jemi në fshatin Zllatar ku po fillojmë së realizuari projektin e asfaltimit të rrugicave të këtij fshati, një projekt në vlerë rreth 200 mijë euro, ndërsa do të behet asfaltimi i 18 rrugicave. Disa rrugica të këtij fshati do të kenë një gjerësi 5 metra, ndërsa pjesa tjetër do të kenë një gjerësi prej 4 metrave, ndërsa është projekt dy vjeçar ”, ka thënë drejtori Bytyçi.
Drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi, tutje është shprehur se banorët e kësaj ane shumë shpejt do të behën dhe me Fabrikën e Ujit, ku më nuk do të kenë problemin e ujit të pijes.

“Sa i përket projektit të ujësjellësit, jo vetëm banorët e fshatit Zllatar ballafaqohen me këtë problem, por edhe banorët e zonave për rreth. Ne jemi duke punuar në kuadër të ndërtimit të Fabrikës së Ujit që është parapare që të fillojë shumë shpejt në vitin e ardhshëm dhe të lidhen banorët e këtij lokaliteti”, u shpreh drejtori Bytyqi.
Ndërsa banorët e këtij fshati i janë shprehur mirënjohës kryetarit Aliu, që premtimet elektorale po i përmbush brenda vitit të parë të qeverisjes. Ata kanë thënë se deri më tani kanë pasur probleme nga më të ndryshmet sa i përket rrugëve të këtij fshati, por edhe problemeve të tjera me të cilat përballen.

Vlera e këtij projekti kap shumën 200 mijë euro, ndërsa punët do t’i kryeje operatori ekonomik “Arlindi SH.P.K”.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img