23,12,2024

Nis heqja e “Parkut të paqes” mbi urën e Ibrit në Mitrovicë

Must Read

Rreth orës 10:00 të ditës së sotme kanë filluar punimet për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Më pas do fillojë edhe revitalizimi i kësaj ure, në mënyrë që ajo të jetë e sigurt për qarkullimin e qytetarëve, pasi që ajo nuk është përdorur normalisht që nga paslufta.

Krejt kjo vjen pas marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, dhe po ashtu pas presionit ndërkombëtar.

Zbatimin e marrëveshjes në këtë rast po e mbikëqyr Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila po ashtu e ka kontraktuar kompaninë “Sintek-K-ing” për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës.

“Me fillimin e implementimit të kësaj marrëveshjeje, Ura e Mitrovicës do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë. Ura e Mitrovicës pritet të hapet për këmbësorë dhe për automjete në të dyja drejtimet sipas rekomandimeve nga vlerësimi teknik dhe dizajni arkitekturor për të cilin janë dakorduar të dyja palët në qershor 2015. Bashkë me të dy kryetarët e komunave, një grup punues do të monitorojë dhe shqyrtojë rregullisht kushtet mbizotëruese politike dhe të sigurisë në ato komuna gjatë dhe pas procesit të rivitalizimit. Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, në pajtueshmëri me mandatet e tyre përkatëse, do të sigurojnë mjedis të qetë dhe të sigurt thuhet në komunikatën e zyrës së BE-së.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

barriakad1 barrikada2 barrikada3 Barrikada4

Foto: Telegrafi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img