12,07,2025

Nikoliq assesi të pajtohet se Kosova ndali trenin, thotë se Amerika i ka krejt “fajet”

Must Read

Mediat serbe citojnë Nikoliqin t’i ketë thënë ambasadorit amerikane se “e kupton se Amerika pa asnjë kusht mbështetë diçka që në krijimin e saj (Kosovës) ka ndikuar drejtpërdrejt Uashingtoni zyrtar”.

Sipas tij, duke e implementuar dëshirën e vet, Amerika ka krijuar shumë probleme. “Pres që administrata e re ta ndërpresë një sjelle të tillë”, i ka thënë Nikoliq ambasadorit amerikan, shkruan lajmi.net.

Ai tutje ka thënë se pret përmirësim të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, Amerikës dhe Serbisë,

Nikoliq tutje ka shtuar se “sjellja e Prishtinës në lidhje me trenin, është plotësisht e papranueshme”.

“Për ata, është provokim treni i vizatuar me shenja serbe dhe ndaj atij treni u nisën me bomba dhe tyta të gjata, pa miratimin e KFOR-it. Askush nuk pyet se a është provokim ajo që në territorin e Kosovës lirisht promovohen gjëra që lidhën me Shqipërinë e Madhe dhe publikisht promovohen ide të tilla të pakuptimta”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, ambasadori amerikan i ka thënë Nikoliqit se nuk bëhet fjalë për lëvizjen e lirë, por për pajtim rreth hyrjes dhe lëvizjes së trenit. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img