07,05,2024

Nga nesër mbyllet për qarkullim segmenti i rrugës Ferizaj-Gërlicë

Must Read

Nga nesër  (12.06.2020) deri më  30.06 2020, duke filluar nga ora 10:00, do të mbyllet  përkohësisht  qarkullimi i trafikut  për të gjitha mjetet motorike  në një segment  të rrugës Ferizaj-Gërlicë.

Mbyllja e rrugës për qarkullim do të bëhet në segmentin prej kryqëzimit  të kësaj rruge me  rrugën “Elektroheta” dhe “Krosa” e deri të kryqëzimi i rrugës “Qiraxhiu”

Rrugët alternative të cilat mund  të përdoren për qarkullim  të mjeteve motorike  duke filluar nga data 12.06.2020 deri më datë 30.06.2020 janë:

  1. Rruga “Qiraxhiu”- dalja në rrugën nacionale (N2) Ferizaj-Shkup
  2. Rruga “Berisha” – nëpërmjet fshatit Nekodim  në hyrje të fshatit Varosh dhe Gërlicë.

Rrugët alternative nga drejtimi i fshatit Gërlicë  janë:

  1. Rruga “Elektroheta” – dalja në rrugën nacionale (N2) ferizaj-Shkup
  2. Rruga “Krosa” –nëpërmjet fshatit Varosh,hyrje në fshatin Nekodim dhe Qendër

Arsyeja  e kësaj ndërprerje  të përkohshme  e qarkullimit në trafik  në këtë segment  rrugor do të bëhet nga konzorciumi i operatorëve ekonomik “Best Company”  & “Beni Com”  kanë filluar punimet në implementimin e projektit “Ndërtimi i nënkalimit në fshatin Varosh”

Komuna e Ferizajt ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe ka lutur qytetarët që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për  qarkullim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img