22,05,2024

Nga bizneset ferizajase e mërgata sigurohen edhe 35 bursa studentore

Must Read

Ne si klub, në mbledhjen me donatorë 28 Shtator 2020, patëm nderin që t’i kemi të pranishëm Presidenten Jahjaga, që vlerësoi lartë këtë objektiv, Rektorin e Universitetit të Prishtinës z. Naser Sahiti, Anëtarin e Nderit të Klubit Rotary Ferizaj Dr.Lul Raka e të tjerë. Një falënderim edhe kësaj here për Anëtarin e Nderit të Klubit Rotary Ferizaj, gazetarin dhe publicistin, Rexhep Rifati që jeton në Zvicër, për faktin se ai është nismëtari i Fondit të Bursave dhe donatori më i madh, për çdo vit kontribuon me nga 4 bursa, ndërsa që nga Zvicra sivjet do të ketë mbi 10 bursa.

Shkruan:  Arzie Bekteshi, kryetare e Klubit Rotary Ferizaj

Si edhe viteve të kaluara, Klubi Rotary Ferizaj mbrëmë ka mbajtur një takim me donatorët e fondit të bursave për studentë nga Komuna e Ferizajt. Ky takim ka pasur për qëllim shprehjen e mirënjohjes tonë si klub për donatorët zemërbardhë që tash e pesë vite po kontribuojnë çdo vit për mbi 30 studentë të komunës sonë e më gjerë ta kenë një përkrahje sado modeste financiare që t’i përballojnë shpenzimet e studimeve.

Ngjarja është organizuar sipas rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik, duke respektuar distancën dhe masat e kujdesit. Ne si klub, kemi pasur nderin dhe kënaqësinë që t’i kemi të pranishëm Presidenten Jahjaga, Rektorin e Universitetit të Prishtinës z.Naser Sahiti, Anëtarin e Nderit të Klubit Rotary Ferizaj Dr.Lul Raka e shumë të tjerë.

Një falënderim i veçantë edhe kësaj here i kushtohet Anëtarit të Nderit të Klubit Rotary Ferizaj, gazetarit dhe publicistit të palodhshëm z. Rexhep Rifati që mbrëmë nuk ishte me ne, sepse jeton në Zvicër, për faktin se z. Rexhep është nismëtari i Fondit të Bursave dhe donatori më i madh, i cili ka kontribuar për çdo vit me nga 4 bursa, ndonëse është pensionist dhe nuk merret me biznes. Përveç 4 bursave të tij, baca Rexhë këtë vit ka siguruar nga donatorët tjerë në diasporë edhe 6 bursa tjera, pra vetëm nga Zvicra do t’i kemi 10 bursa.

Kjo gjë verteton se ekziston vullneti i mirë ndonëse në një vit të vështirë ekonomikisht për gjithë botën. Përveç për z. Rexhepin, duam të shprehim falënderimet më të sinqerta edhe për donatorët tanimë të rregullt si:

Haziz Rysha – Eskavatori MK (Rotarian)

Isa Rysha-Eskavatori

Ibrahim Bucaliu – Hib Petrol

Dr. Xheladin Reçica – Ordinanca Dr. Xhela (Rotarian)

Rexhep Limani-Agrocoop (Rotarian)

Ibrahim Xhemajli-Danimarkë

Nerzedin Reka – Zvicër

Bujar Hasani – HITI

Blerim Hyseni – Bavaria

Sylejman Neziri-Plus market (Rotarian)

Njazi Musliu-SHBA

Armend Lubishtani e Gazmend Vranovci-Diagonal BP

Besart Krosa-Istanbul Tour

Faton Ibrahimi-Burimi VDD

Arben Vata-Zvicër

Teuta Kerhani- Rifati – Zvicër

Drilon Selimi- Zvicër

Dr. Hamza Selmani-Ordinanca ZEMRA

Dr. Bajram Syla-Ordinanca Dr. Bajrami

Zekerja Kamberi-Poliklinika ZEKA

Dr. Bajram Haziri-Poliklinika CT Beni

Afërdita Hoxha-Hotel Rubis

Naser Hoxha-OXA Group

Dr. Rrushe Ramadani/Rushiti

Dr. Shpresa Tafarshiku

Ndihemi shumë të kënaqur që sivjet vargut të gjatë të donatorëve të rregullt i janë bashkangjitur

edhe:

Dr. Rukije Goga-Aliu – Laboratori Biokimia Mjekësore

Sokol Bekteshi – MIA Group

Besim Uka-Francë

Adem Rushiti-Shtime dhe

Ragip Dermaku – Butterfly

Dyert janë të hapura që këtij vargu të gjatë të donatorëve t’I bashkangjitet çdokush që dëshiron të kontribuojë që numri i bursistëve të jetë edhe më i madh se 30 e sa që i kemi siguruar deri tani për këtë vit akademik. Ju mirëpresim!

Prononcimi i ish- presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga:

Sonte pata kënaqësi të marr pjesë në ceremoninë e ndarjes së plotë 33 bursave për studentë nga Komuna e Ferizajt të organizuar nga Klubi Rotary Ferizaj.

Iniciativa të tilla të cilat i dalin në ndihmë grupeve të ndryshme shoqërore, e sidomos rinisë duhet përgëzuar vazhdimisht!

Rotary Club Ferizaj iu uroj punë të palodhshme në realizimin e projekteve në të mirë të komunitetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nga Ferizaj shkoi në spitalin “Sistina” për të operuar këmbën e majtë, por pa nevojë ia operuan të djathtën

Një rast jo i zakonshëm thotë se i ka ndodhur një qytetari nga Kosova në spitalin privat “Acibadem Sistina”...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img