14,01,2025

Nevoja për “500K dhe Cep më Cep” –  simptomë e sindromit Hubris

Must Read

Duke u shmangur nga dromcat e humorit argëtues Frojdian të këtyre ditëve të ngjeshura me parulla e kërkesa për omnipotencë (mbifuqi) pushtetare si kjo “500K dhe Cep më Cep” në vend të ofertave normale për qytetarë, i natyrshëm është edhe kërkimi apo leximi qytetar drejt kuptimit shkencor të kësaj etje të pashuar pushtetare, që njëkohësisht manifestohet qmendurisht si nevojë për fuqi të pakufizuar si zëvendësim i paaaftësisë me pushtet të kontrolluar e demokratik. Një reflektim i tejdukshëm është orientimi drejt  kërcënimit të strukturave normale të autoritetit, në angazhim të një dialogu të pafund drejt masave si një monolog monomaniak.

Referenca më e duhur e kuptimit të këtij aktualiteti do ishte ankorimi dhe feedback-u të mendjes sonë  duke vënë në pahë kontributin e një publikimi shkencor i vitit 2009, nga dy autorë David Owen dhe Jonathan Davidson. Ajo që e bënë më të veqantë këtë kontribut është se: Njëri nga autorët David Owen, i njohur edhe si Lordi Owen, ishte  kthyer jetës profesionale pas njw karriere tw bujshme me autoritet politik, si një dukuri e rrallë nga figurat politike. Pra, pas një kontributi të madh politik e diplomatik për shumë vite në politikën kombëtare e ndërkombëtare të Britanisë së Madhe, ai sjellë një përvojë të dobishme shoqërore sepse ka spikatur relacionet psikologjike të individit si pronar pushteti apo posesiviteti i tij me pushtetin vendimmarrës, në këtë relacion Owen dhe Davidson arritën të evidentojnë tipare të cytura nga një sindrom i quajtur Hubris, pra një përshkrim i tipareve që dërgojnë në sjellje e vendime impulsive shpeshherë edhe shkatërruese. Andaj, Owen tërheq vërejtjen për kujdesë ndaj të pushtetshmëve sepse:  Gjithnjë e më shumë po rriten dëshmitë që tregojnë se pozitat e pushtetit në politikë dhe biznes mund të korruptojnë aftësinë e atyre në këto pozita për të vepruar në mënyrë racionale.

Qysh në antikitet grekët e përdorën fjalën hýbris (ὕβϱις, hybris- tepricë) për t’iu referuar teprimit, krenarisë dhe arrogancës, e kundërta e sobrietit (“sobrie” fjalë latine; maturi, vetëkontroll) për këtë arsye, grekët besonin se Hybris sulmonte kryesisht mbretër, perandorë, të gjitha llojet e sundimtarëve, politikanëve, ushtarëve dhe tregtarëve të pasur. Në një mënyrë mendohet se mitologjia greke ka hyrë në psikologji nëpërmjet Sindromës Hubris.

Owen dhe Davidson duke i mbetur konsekuent qasjes shkencore në studimin voluminoz të publikuar si hulumtim shkencor për Presidentët e SHBA-së dhe Kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar gjatë 100 viteve të fundit, ata evidentuan simtomat e sjelljeve dhe qëndrimeve të cilat të cilat në bashkëveprim si karakteristikë domethënëse e sindromës në rastin konkret hulumtues, sindroma Hubris ju përshkrua vetëm disa prej tyre.  

Analizat mbi profilet psikologjike të kryeministrave të Mbretërisë së Bashkuar dhe presidentëve amerikan në pushtet gjatë 100 viteve të fundit, duke kërkuar për tipare të shkëlqyera të personalitetit. Ata zbuluan se shtatë presidentë amerikanë shfaqnin tipare arrogante: Dy Roosevelt-ët, Woodrow Wilson, John Kennedy, Lyndon Johnson, Richard Nixon dhe George W. Bush. Pavarësisht kësaj, i vetmi nga këta president për të cilin u evidentuan simtoma të qarta të sindromës Hubris ishte George W. Bush.

Kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar përfshinin Herbert Asquith, David Lloyed George, Neville Chamberlain, Winston Churchill, Anthony Eden, Margaret Tatcher dhe Tony Blair. Të gjithë këta ishin shumë krenarë, por vetëm për Ll. George, N.Chamberlain, M.Tatcher dhe T. Blair u gjetën simtoma të një sindromi të vërtetë Hubris. Kryeministrat dhe presidentët, ishin më të lehtë për t’u studiuar për shkak të informacionit të gjerë biografik të disponueshëm rreth tyre.

Në mënyrë të veçantë, Owen e përshkruan sindromën Hubris si një çrregullim unik dhe të fituar të personalitetit që zhvillohet vetëm pasi një udhëheqës ka menaxhuar pushtetin për një periudhë të caktuar kohore.

Në serinë e studimeve të udhëhequr nga Owen dhe Davidson, në Shtëpinë e Lordëve të Londrës, publikuar në 2019, kur tiparet negative të sindromës shfaqen tek liderët politik, aftësia për të marrë vendime kompromentohet seriozisht duke çuar në pasoja katastrofike në sferat shoqërore dhe politike.

Në fakt, përshkrimi për ata që vuajnë nga sindroma “Hubris” janë evidenca mbi veprimet e kryera për qëllim të përforcimit dhe glorifikimit të imazhit të tyre deri në egzagjerim të rëndësisë së tyre duke humbur kështu vëmendjen nga objektivat dhe rolit të tyre. Në këtë mënyrë duke humbur kontaktin me realitetin, ndjekin impulse të pamatura dhe neurotike që përfundojnë drejt komprementimit të aftësive racionale vendimmarrëse.

Nga disa psikiatër besohet se sjellja hubristike është sistematike, si një produkt i mjedisit në të cilin lideri operon. Nga ana tjetër, ky grumbullim hubristik jep përshtypjen se ka shpërthyer në një proces vetë-gjenerues, që një individ është kapur nga diçka që nuk është më e drejtuar nga faktorë të jashtëm, por vjen nga brenda atij individi. Ky element është ai që përbën sindromën e hubrisit.

David Owen identifikoi një mostër të 14 simptomave në inventarin (instrumentin) hulumtues, që të mund të themi se bëhet fjalë për sindromën “Hubris”, duhet të jenë të pranishme të paktën tre ose kater prej serisë së 14 simptomave. Shtatë nga ato simtoma që përkojnë me sindromën hubris mund të renditen si:

  1. Përdorimi i fuqisë për vetë-glorifikim.
  2. Vetëbesimi i tepërt, i shoqëruar me përbuzje për këshilla apo kritika.
  1. Identifikimi me kombin ose organizatën në masën që individi i konsideron pikëpamjet dhe interesat e tij si të njëjta me ata.
  2. Tendenca për të folur në vehten e tretë ose për të përdorur si në mbretërore “ne”.
  3. Një besim se, përgjegjësi ka vetëm para Historisë ose Zotit, dhe besim i patundur se ai gjykim do ta shpërblente. 
  4. Pasiguri, papërgjegjshmëri dhe impulsivitet.
  5. Humbja e kontaktit me realitetin.

Me interes është theksimi i një evidence nga hulumtimi voluminoz i Owen dhe Davidson për të dhënat e nxjerrura nga arkivat kombëtare për Richard Nixon që kishte filluar të sillej gjithnjë e më shumë në mënyrë hubristike gjatë periudhës para zgjedhjeve gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1972, kur bëhej shumë e mundshme që ai të fitonte një mandat të dytë. Në fakt, Nixon fitoi 49 nga 50 shtetet. Por ai shpejt shpalli hubris dhe paranojë, regjistrimet e publikuara zbuluan se Nixon i thotë Henry Kissinger-it, më 14 dhjetor 1972: “Mos harroni kurrë, shtypi është armiku, establishmenti është armiku, profesorët janë armiku”. Kështu depresioni, alkooli dhe hubris-i të gjitha luajtën rolin e tyre në përfshirjen e tij të paligjshme në mbulimin e vjedhjes së selisë së Partisë Demokratike në Uashington, ngjarja e quajtur si “skandali Watergate”.

Përqudnisht e fatkeqësisht paragrafi i mësipërm asocionon si një ekuivalent i sjelljeve të kryeministrit të vendit tonë natyrisht në kontekst tjetër rrethanor. Kjo situatë na dërgon edhe tek mprehtësia e mendjes së  Bertrand Russell filozofit, matematikanit dhe pacifistit britanik i cili në perifrazim thot:

 Fenomeni i diçkaje që ndodh me stabilitetin mendor të një personi kur është në pushtet është vërejtur për shekuj me radhë, dhe lidhja shkakësore midis mbajtjes së pushtetit dhe sjelljeve të pazakonta u kap si referencë e tij për “dehjen e pushtetit”. Pushteti është një drogë e fuqishme, të cilën jo çdo lider ka karakterin e nevojshëm për ta kundërshtuar. Për ta bërë këtë kërkohet një kombinim i shëndetit të zakonshëm të mendjes, humorit, dinjitetit, skepticizmit dhe madje cinizmit që e trajton pushtetin për atë që është – një mundësi e privilegjuar për të ndikuar, dhe ndonjëherë … për të përcaktuar, kthesën e ngjarjeve.

Sikur t’i rrekeshim në qasje shkencore drejtuesit të qeverisë sonë tani më edhe me thirrje populiste ultra tribaliste “Albin Baba” si prozeliencë që vjen edhe pas profecisë së dështuar, sigurisht që sindroma Hubris do të rezultonte bile me tepri, si vetëdomethënje e Hubrisit.

Nëse i evidentojmë vetëm disa nga simtomat sipas inventarit hulumtues të Owen dhe Davidson-it, të dhëna evidente e publike përkojnë simptomatikisht: 

  1. Kërkesa dhe nevoja për mbifuqi “500K dhe Cep më Cep”. ( Përdorimi i fuqisë për vetë-glorifikim.)
  2. Refuzimi i përballjes dhe leqitja me mediat të caktuara. (Vetëbesimi i tepërt, i shoqëruar me përbuzje për këshilla apo kritika.)
  1. Thirrja drejt publikut: “Nëse , nëse ju me doni mu 50%, sa ju du unë juve kena mi marrë 70%”, askund nuk thirrë duajeni Lëvizjen por më doni mua. (Identifikimi me kombin ose organizatën në masën që individi e konsideron pikëpamjen dhe interesat e tij si të njëjta me ata)
  2. Kaherë fjalori i tij i komunikimit është mesianik me stilin, se sikur të mos ishim ne “Kosovën do e kish marrë lumi”. (Tendenca për të folur në vehten e tretë ose për të përdorur si në mbretërore “ne”.)
  3. Ikje dhe frikë, refuzim nga përgjegjësia për ftesën nga prokurori i shtetit. (Një besim se, përgjegjësi ka vetëm para Historisë ose Zotit, dhe besim i patundur se ai gjykim do ta shpërblente.) 
  4. Pranimi i marrëveshjes së Brukselit me vetëmenaxhim për “Zajednicën”. (Pasiguri, papërgjegjshmëri dhe impulsivitet.)
  5. Tani më jeta e kaluar e kryeministrit me xhipa të zi, takime dhe prekje vetëm në mënyre parabolike me jetën reale të qytetarëve. (Humbja e kontaktit me realitetin.)

Të gjitha këto nevojshëm dhe mjaftueshëm na dërgojnë në konstatimin se: Sindroma Hubris kaherë kryeqeveritarin tonë e grryen së mbrendëshmi. Sidoqoftë asnjë provë e deritanishme, nuk na orienton drejt një shpjegimi neuroshkencor mbi këtë sindromë, aktualisht nuk egziston kurë shëruese për sindromën Hubris. Por, fakti se ky sindrom është evidentuar se koekziston në qenjen e individit vetëm me pushtet të tepërt, atëherë rehabilitimi psikologjik është i mundur dhe zakonisht simtomat e sindromës fillojnë të shuhen me pakësimin apo shmangies nga omnipotenca e pushtetit HUBRISTIK me fuqinë e votës në mënyrë demokratike.

Prof. Enver Bajrami, ish aktivist i LVV-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Krasniqi dhe Hamza në Ferizaj: Vota juaj për PDK-në është votë për një Kosovë ma të mirë

Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim të jashtëzakonshëm në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img