11,01,2026

Nesër vihet gurthemeli i Qendrës së Sporteve dhe Panaireve në Greme të Ferizajt

Must Read

Ferizaj.10.10.2018 . Nesër në Greme të Ferizajt do të vihet gurthemeli i Qendrës së Sporteve dhe Panaireve në Greme të Ferizajt.
Në këtë akt solemn të hapjesi cili do të mbahet nën organizimin e kryetarit të komunës së Ferizajt do të marrin pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica dhe Mexhide Mjaku – Topalli.
“Gremja paraqet arterien e zhvillimit ekonomik lokal dhe punësimit të të rinjve. Qeverisja ime do ta kthej këtë fshat në qendër të rëndësishme sportive me nisjen e projektit të ndërtimit të Qendrës Sportive dhe Panaireve e cila përveç inkurajimit të sporteve do të ofroj kushte edhe për promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të bizneseve. Të gjitha procedurat janë drejt fundit, së shpejti vendosim gurthemelin.Ta gëzojnë gremasit dhe gjithë ferizajasit këtë vepër publike infrastrukturore në fshatin që ka rilindur ekonominë locale” ka thënë I pari i Ferizajt Agim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img