29,04,2024

Së shpejti rregullohet rruga kryesore në fshatin Rahovicë, investime infrastrukturore do të ketë edhe në Mirosalë

Must Read

Ferizaj.10.10.2018. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe drejtorin e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli dhe bashkëpunëtorë të tjerë, takuan sot banorët e fshatit Rahovicë, për të marr nga këta të fundit, kërkesat e tyre lidhur me investimet në këtë fshat, përkatësisht në rregullimin e rrugës kryesore dhe disa rrugicave të cila tash e një kohë të gjatë janë gjendje të mjerueshme.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se qeverisja e tij është e interesuar që përfundimisht të zgjidh këtë problem.

Banorët e Rahovicës, mirëpritën vizitën e të parit të Ferizajt, duke u shprehur se shumë shpejt do të arrijnë një marrëveshje gjithë fshati për hapësirën që do të lirohet me qëllim rregullimin e rrugës. Në këtë kuadër, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se është çështje javësh nisja e punimeve në këtë rrugë, andaj organet komunale do të bëjnë gjithë atë çfarë i takon që banorëve të këtij fshati t’i ofroj një investim cilësor, jashtëzakonisht të nevojshëm për të lehtësuar qarkullimin në fshat, si dhe urgjente në pikëpamje të sigurisë, veçanërisht për sigurinë e nxënësve që frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë.

Projekti i rikonstruksionit të rrugës në fshatin Rahovicë, ka një vlerë prej 130,000 eurosh, ku përfshinë asfaltimin dhe trotuaret në rrugën kryesore dhe 9 rrugica në fshat me gjatësi prej 2.4 kilometra.

Vizitë i ’u bë edhe Mirosalës. Në këtë fshat po zhvillohet projekti i asfaltimit të rrugës në Lagjen Cakaj i cili projekt ka një vlerë prej 180,000 eurosh dhe gjatësi afro 3 kilometra. Në këtë projekt janë evidentuar disa probleme, për shkak të mosgatishmërisë së banorëve që të ofrojnë hapësirën përskaj parcelës së tyre me qëllim të asfaltimit të rrugës. Në ndërkohë, buxheti komunal për shpronësime është në borxhe të thella. Përveç këtij projekti, në këtë fshat do të investohen edhe disa projekte të tjera të përfshira në planifikimet buxhetore lokale.

Cilësia e punimeve infrastrukturore dhe standardet më të lartë në këtë fushë, nuk negociohet nga qeverisja lokale, për të vetmin qëllim – realizimin e projekteve të qëndrueshme në planin kohor dhe shërbyese për qytetarët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img