06,05,2024

Nesër seancë gjyqësore për gazin lotsjellës në Kuvendin zgjedhor të LVV-së në Ferizaj

Must Read

Nesër në Gjykatën Themelore në Ferizaj mbahet seancë gjyqësore në lidhje me rastin e hedhjes  së gazit lotsjellës në Kuvendin zgjedhorë të LVV,dega në Ferizaj.

Në këtë Kuvend zgjedhorë, aktivisti Enver Bajrami në shenjë pakënaqsie me rrjedhat e zgjedhjeve në këtë Kuvend kishte hedhur gaz lotsjellës.

Lëvizje Vetëvendosje kishte  përjashtuar aktivistin Enver Bajrami, i cili hodhi gaz lotsjellës në procesin e votimit në Qendrën e Ferizajt.

“Për sjelljet e pahijshme dhe antistatutore të anëtarit të deritashëm E. B., Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për përjashtim nga Lëvizja Vetëvendosje me arsyetimin se ka penguar mbajtjen normale të mbledhjes së Këshillit të Qendrës, dhe si person i paautorizuar ka ndërhyrë gjatë punimeve të Këshillit dhe se ka dëmtuar imazhin dhe integritetin e Organizatës me veprimet e tij”, thuhej në njoftim.

“Ndërsa, anëtarëve L. C., P. C., K. C., si dhe R. R. iu pezullohet statusi i anëtarit deri në sqarimin e plotë të rastit”, thuhet më tej aty.

Bajrami thotë se arsyeja e një veprimi të tillë është mbrojtja e kauzës së LVV, që sipas tij është fjala e lirë. Mirëpo, ai thotë se ky nuk ka qenë rasti i vetëm kur atij i është mohuar fjala.

“Nuk e kam gjetë hapësirën për me folë edhe erdha në një moment që hodha gaz. Ata më thanë që nuk bën me folë se jam mysafir. Edhe në 2017 nuk më është dhënë fjala. Në një këshill tjetër zgjedhor më është mohuar e drejta për të folur”.

E në atë kohë Enver Bajrami thotë që është kërcënuar edhe nga Salih Zyba.

“Salih Zyba më ka thënë, mirë që janë këta aktivistë këtu se ndryshe kishim kalu unë e ti” shton tutje Bajrami.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një femër 30 vjeçare, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Sot në orët e mëngjesit është zhdukur një femër 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmin e kanë bërë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img