03,05,2024

Nesër përkujtohen Dëshmorët e Kombit, Driton Islami-Toni dhe Sadik Bega-Murtaja

Must Read

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj  përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër   me homazhe  tek  varrezat e Dëshmorëve,  vizitë tek vendi i rënies në fshatin Slivovë dhe tek  shtatorët do të përkujtohen  Dëshmorët e Kombit Driton Islami-Toni dhe  Sadik Bega-Murtaja

FTESË PËR HOMAZHE
DRITON ISLAMI – TONI &
SADIK BEGA – MURTAJA

Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, në 20 vjetorin e rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit, Driton K. Islami – Toni dhe Sadik M. Bega – Murtaja, ftoheni nesër 18.04.2019 (e enjte) ora 10:00, në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj.

Pas homazheve do të i bëjmë vizitë vendit të rënies në fshatin Slivovë, gjithashtu do të bëjmë nderime tek Sheshet/Shtatoret e Dëshmorëve.

Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për liri. Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve!

Sinqerisht, Kryesia e OVL-UÇK – dega Ferizaj!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img