20,10,2025

Nesër në Bruksel ritakohen të mëdhenjtë e Kosovës dhe të Serbisë

Must Read

Kryeministri dhe presidenti i Kosovës, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi dhe kryeministri dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Tomisllav Nikoliq do të ulën edhe një herë në të njëjtën tavolinë në Bruksel, transmeton lajmi.net.

“Mund të konfirmoj se kryeministri Mustafa dhe presidenti Thaçi dhe kryeministri Vuçiq dhe presidenti Nikoliq, do të vijnë në Bruksel të mërkurën me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së Mogherini, për të marr pjesë në takimin e radhës të nivelit të lartë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, njoftoi zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq.

Në Bruksel thonë se presin marrëveshje mbi çështjet e pazgjidhura, zbatimin e çështjeve të dakorduara të marrëveshjeve të cilat nuk janë aplikuar ende në terren, si dhe të vazhdohet dialogu për normalizim të marrëdhënieve.

Zyrtarët evropian nuk kanë dashur të konkretizojnë se cilat tema do të fliten nesër, por është e qartë se ka një numër çështjesh të pazgjidhura dhe marrëveshjeve. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përmbyll numërimin: Këta janë më të votuarit për Asamblenë Komunale

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Ferizajt. Në zgjedhjet e së dielës, fitues për kryetar të kësaj komune...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img