27,11,2024

Nesër më 1 maj qëndroni në shtëpi, MPB paralajmëron gjoba

Must Read

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike u ka kujtuar qytetarëve të Kosovës se parqet dhe të hapësirat e tjera publike vazhdojnë të jenë të mbyllura, si masë parandaluese e përhapjes së koronavirusit. Një ditë para 1 majit, Ministria ka bërë të ditur se nuk do të lejohet grumbullimi i qytetarëve, në të kundërtën do të gjobiten.

Qytetarët në Kosovë 1 Majin e shënojnë me dalje masive dhe tubime në parqe dhe hapësira tjera publike, por që sivjet kjo datë e gjen vendin të izoluar për shkak të përhapjes së Covid-19.

“Dëshirojmë të ju rikujtojmë se vazhdojnë të mbeten në fuqi të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës, për mbylljen e parqeve dhe të gjitha hapësirave publike dhe nuk do të lejohet grumbullimi i qytetarëve në masë. E kuptojmë shumë mirë situatën lidhur më 1 majin, që në vendin tonë është edhe si traditë dalja masive e qytetarëve, megjithatë kërkojmë mirëkuptimin tuaj, që edhe kësaj radhe të mos dilni dhe të zbatoni vendimet e Qeverisë, në të kundërtën do të dënoheni sipas dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për kufizimin e lëvizjes.

Kosova ka hyrë në javën e shtatë të përballjes me koronavirusin, prej 13 marsit kur janë konfirmuar personat e parë të infektuar.

Deri tani në gjithë Kosovën janë 799 të infektuar, 249 të shëruar dhe 22 të vdekur me Covid-19.

Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, prej 15 prillit janë vendosur masa të reja që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve të cilët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm 90 minuta brenda ditës, duke respektuar rregullin që përcaktohet me numrin e parafundit të letërnjoftimit.

Vendimi është në fuqi deri më 4 maj dhe pas kësaj date është folur për masa lehtësuese nëse numri i të infektuarve shënon rënie.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img