28,04,2024

Nesër mbyllet për qarkullim një pjesë e rrugës “Dëshmorët e Kombit “ në Ferizaj

Must Read

Nesër (e Diel, 07 Qershor 2020) do të  bëhet ndërprerja e qarkullimit  në trafik  nga ora 07:00 deri ora 20:00  për të gjitha mjetet motorike në rrugën urbane “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.

Kjo ndërprerje do të bëhet në segmentin  e rrugës  prej kryqëzimit të kësaj rruge me rrugën  “Agim Matoshi”  deri te kryqëzimi  “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj.

Rrugët alternative të cilat mund të përdoren për qarkullim të mjeteve motorike duke filluar  nga ora 07:00 deri ora 20 janë rrugët “Hamëz Jashari”, rruga urbane “Bob Doll” e cila  ka dalje në rrugën “12 Qershori”.

Arsyeja e kësaj ndërprerje të përkohshme e qarkullimit të mjeteve  në trafik në këtë segment rrugor do të bëhet  me kërkesë të operatorit ekonomik i cili ka filluar rikonstruktimin e trotuareve në këtë segment rrugor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img