05,05,2024

Nesër mbahet Akademi Përkujtimore në 70 vjetorin e rënies së Rifat Berishës

Must Read

Nën Përkujdesjen e Presidentit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaqi më 17.05.2019 në Prishtinë Ora 12 në Teatrin Kombëtar organizohet Akademi Përkujtimore me rastin e 70 vjetorit të rënies së heroit Kosovës Rifat L. Berisha dhe Dëshmorëve të Kombit , Mustafë,Islam e Brahim Berisha.

Në prag të 70-vjetorit të rënies së heroit Rifat Latif Berisha (1910-1949) RA DUKE LUFTUAR TRADHËTINË Rifat Berisha u lind më 1910 në fshatin Berishë të Drenicës. Ishte biri i Latif dhe Hasime Berishës. Poashtu, ishte nip i Tahir Berishës, talentit më të madh të filozofisë popullore në shekullin e tij. Nën përkujdesjen e xhaxhait Tahir, mësoi për veprimtarinë e personaliteteve më të shquara historike të kohës, si Azem Galica e Ferat Draga, Hasan Prishtina e Ilaz Agushi, Miftar Bajraktari e Nazim Gafurri, Ramadan Shabani e Sadik Rama, Shaban Polluzha e Shtjefën Gjeçovi, etj. Mësimet fillestare i mori në shkollën fetare të Negrocit, ndërsa të mesmet në Medresenë e Gjakovës. Në moshë të re ishte arratisur në Shqipëri së bashku me Shefqet Bylykbashin, i njohur si Shefqet Kapedani nga fshati Baicë e Kolshit, Ibrahim Banush Hoxhën, nga fshati Shalë-ish Sedllar e të tjerë. Më 1931 e kreu Akademinë e mesme Ushtarake, në Tiranë.Shërbeu edhe në Kukës, Lushnjë, Pukë, Sarandë, Shkodër, Tiranë etj. Gjatë Luftës së II-të Botërore erdhi në Kosovë së bashku me forcat italo-shqiptare dhe u emërua Prefekt i rrethit të Gjilanit, ku zhvilloi një veprimtari të matur politike mes forcave nacionaliste shqiptare dhe forcave partizane.Me kohë u lidh dhe u pranua në radhët e Partisë Komuniste, me përpjekje që komunistët e Kosovës të bashkoheshin me Partinë komuniste të Shqipërisë. Rifati nuk iu besonte komunistëve jugosllavë. Me kohë kishte vërejtur se ata bënin përpjekje ta uzurponin edhe Partinë Komuniste të Shqipërisë. por nuk arriti të ushtrojë ndikim te Fadil Hoxha, Xhavit Nimani dhe te krahu titist komunist i Kosovës. Në kushte dhe rrethana të tilla, për një kohë kishte mbetur në dilemë. Qysh më 9 gusht 1945, kur në Konferencën e Prizrenit u shfuqizua Rezoluta e Konferencës së Bujanit e vitit 1943-1944, me të cilën parashihej vetëvendosja e Kosovës dhe bashkimi i saj me Shqipërinë dhe Rifati ishte zgjedhur nënkryetar, ai e kuptoi qartë tradhtinë e jugosllavëve. Një kohë ka qenë edhe kryetar i Frontit Popullor për Kosovë. Në mbarim të Luftës ishte nënkryetar i Kosovës. Megjithatë, kurrë nuk u pajtua me tradhtinë që iu bë Konferencës së Bujanit dhe vendimeve të saj, për çka edhe u vu në shënjestër të OZN-së. Aktiviteti i tij në vazhdim, sidomos lidhjet qe ai mbante me ilegalitetin e vendosën në qendër të vëmendjes së sigurimit jugosllav. Gjatë një përpjekje për ta arrestuar, diku në vitin 1947, Rifati me vëllezër e kushërinj nuk u dorëzua dhe ngrehi armët kundër UDB-së, me ç’ rast edhe u shkaktoi humbje efektivëve të milicisë jugosllave. Prej asaj kohe filloi edhe veprimtaria e tij ilegale në fshatrat e Drenicës, me qëllim për të rritur radhët dhe për të luftuar pushtetin okupator në Kosovë. OZN-a kishte organizuar një rrjet të gjerë të spiunëve, me qëllim për ta zbuluar vendin ku strehohej së bashku me gjashtë trimat e tij, vëllezër e kushërinj. UDB-ja kishte marrë përsipër edhe ta likuidonte në rast se ai nuk dorëzohej. Milicia serbe dhe disa shqipfolës kishin ushtruar dhunë e terror jo vetëm në fshatin Berishë, por edhe te miqtë e të njohurit e tij , me qëllim për ta zbuluar vendndodhjen. Në dimrin e vitit 1949, Rifat Berisha me bashkëluftëtarët e tij ishte futur në ilegalitet të thellë, por edhe atje kishin depërtuar spiunët e shumtë, që kishte aktivizuar regjimi titist-rankoviçist. Më 17 maj 1949, Rifat Berisha ndodhej në fshatin Gajrak, në shtëpinë e Smajl Gajrakut, që e kishte edhe mik shtëpie, për të cilin thuhet se i kishte denoncuar miqtë, nga kërcënimi që kishte marrë nga OZN-ja se do t’ia likuidonte tërë familjen. Në mëngjesin e hershëm të atij 17 maji, forcat e Milicisë serbe dhe ato të Kosovës, në krye me shqiptarë-vrasësit: Çedo Topalloviç dhe Çedo Mijoviç rrethojnë shtëpinë dhe fillon ballafaqimi i armatosur. Pas disa orë luftimesh të pabarabarta ranë duke luftuar deri në fishekun e fundit: Rifat Berisha, vëllezërit e tij, Mustafa Islami, Brahimi, i biri i Islamit. Kanë çarë rrethimin dhe kanë shpëtuar gjallë Halit dhe Jahir Berisha, të cilët ikën në Shqipëri. Represioni kundër kësaj familjeje ka qenë i pashembullt. Deri në vitet 60, për shkak se dyshohej se vëllezërit e tij që kishin shpëtuar, nga Shqipëria hynin ilegalisht në Kosovë, regjimi kishte marrë vendim ta mbante të izoluar këtë familje sduke mos i lënë të shkolloheshin as gjeneratat e nxënësve, meqë dyshohej se ata mbanin kontakte ilegale me familjarët e tyre të cilit kohë pas kohe kalonin kufirin dhe arrinin në Berishë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img