03,05,2024

Nesër dalin rezultatet e provimit të maturës

Must Read

Kryetari i Komisionit të Maturës Shtetërore, Fehmi Hysenaj, ka thënë se rezultatet e provimit të maturës do të publikohen të hënën.

“ Sot, Komisioni Shtetëror i Maturës mbajti mbledhjen e radhës ku edhe aprovuan unanimisht rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për afatin e Qershorit të cilat do të publikohen nesër. ”, ka konfirmuar Hysenaj pas mbledhjes së Komisionit Shtetëror të Maturës

Si masë parandaluese e kopjimit për maturantët këtë vit, MASHT-i ka vendosur zhurmues të valëve të telefonit nëpër qendrat e testimit, pra nëpër shkolla , por që një gjë e tillë nuk ka shkuar siç është planifikuar.

Kjo pasi që me të madhe është parë në rrjetet sociale, përmes formave të ndryshme që është kopjuar.

Por, për krejt detajet rreth kopjimit të nxënësve, gjegjësisht atyre që janë zënë duke kopjuar, por edhe parregullësitë tek administratorët, Hysenaj tha se do të dalin me detaje të hënën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img