27,07,2025

Nerodimja, fundjavë me festë në automobilizëm

Must Read

Ferizaj njihet si qytet me dashamirë të shumtë të auto – sportit, por që deri tani e kanë pasur mundësinë të përcjellin vetëm garën rrethore dhe auto-sllallom.Sivjet, për herë të parë, AK Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës do ta organizojë edhe garën e disiplinës malore, e cila mbahet në këtë fundjavë në aksin rrugor Nerodime – Budakovë.

Të shtunën, me fillim në orën 08:00 bëhet paraqitja në garë, pastaj verifikimi i dokumentacionit, brifingu me garues, ndërsa vozitja e parë parashihet të fillojë në orën 12:20. Pas kthimit të organizuar në pikën e startit, menjëherë zhvillohet edhe vozitja e dytë dhe në bazë të rezultateve bëhet edhe renditja e garuesve për garën zyrtare, e cila në program është për të dielën. Ajo do të fillojë në orën 12:00, ndërsa paraprakisht kryhen procedurat e zakonshme.Shtegu është i gjatë 4.800 metra, ndërsa për mbarëvajtje të garës do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndiha e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve. Gara e kësaj fundjave është e katërta në disiplinën malore në kuadër të Kampionatit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img