03,05,2024

Nënshkruhet Memorandumi, Ferizaj me objekt të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

Must Read

Infrastruktura shëndetësore në Ferizajn e qeverisur për gati dy vite nga kryetari Aliu, ka njohur ritmin më të lartë e produktivitetin më të madh në pikëpamje të investimeve. Pas kryeprojektit të shëndetësisë lokale, ndërtimit të Spitalit të Ri Rajonal, qyteti ynë, së shpejti do të bëhet edhe me godinën e re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Është ky një projekt, strategjik e funksional që ka marr dritën jeshile për financim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Ferizajt.

Për këtë, në Prishtinë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu takoi ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, me të cilin nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit dhe financimit të këtij projekti.

Kushte më moderne për trajtimin e pacientëve, dhoma të përshtatshme e të dinjitetshme pune për mjekët e stafin tjetër mjekësor, salla e kthina operacionale e një hapësirë e gjerë për punë me kapacitet të rritur, për të përballuar nevojat e ferizajasve për shërbime shëndetësore, janë disa nga zgjidhjet që ofron ky projekt, që ka kosto prej 2.5 milionë eurove.

Nga fondi i akorduar dhe analiza e profesionistëve lokal e qendror, parashihet që në kuadër të finalizimit me këtë projekt të objekteve shëndetësore në Ferizaj, të integrohen me projekte të veçanta edhe Qendra e Mjekësisë Urgjente, Qendra e Diagnostikës dhe themelatat e tjera në përmbushje të misionit e konceptit të mjekësisë primare.

Me këtë investim, Ferizaj zgjidh për dhjetëra vite nevojat për infrastrukturë shëndetësore, përkatësisht godinat e veprimtarisë shëndetësore, për të cilën me vullnet të hekurt e vendosmëri është i bindur ta realizoj, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img