Nën kërcënimin e armës, grabisin para në një dyqan në Drenicë

Must Read

grabitje_7739

Dy persona janë arrestuar pas një operacioni nga njësitet policore të Drenasit, pasi të dyshuarit në një dyqan në fshatin Gllobar, kanë shtënë në ajër me armë zjarri dhe kanë arritur që nën kërcënimin e armës, të grabisin para të gatshme nga punëtorët e dyqanit.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një varg veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e Z. E, 25 vjeç dhe B.M, 23 vjeç.

Personave të arrestuar pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Vlen të përmendet se i dyshuari Z. E, dyshohet të jetë i përfshirë edhe në një rast tjetër të grabitjes të ndodhur në tetor të vitit 2015, po në të njëjtin dyqan./KosovaPress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img