03,06,2023

I madh e i vogël e pastrojnë Skënderajn

Must Read

Ta-pastrojme-Kosoven-1-2-690x380

Aktivistët e  aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” kanë realizuar aksionin e gjashtë me radhë, ku është pastruar një deponi e mbeturinave në Fshatin Vojnikë të Komunës së Skenderajit, në të cilën janë larguar 95 thasë me mbeturina dhe tetë kamionë.

Aksionit i janë bashkuar banorët e lagjes, nxënësit dhe arsimtarët e Shkollës Fillore “Skender Skenderi, ku janë mbledhur mbi 200 aktivistë. Aksioni është përkrahur nga ndërmarrja e  menaxhimit të mbeturinave “Uniteti” dhe përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Skënderajt, thuhet në një komunikatë të kësaj nisme, përcjellë Klan Kosova.

Pas këtij aksioni, banorët e lagjes janë zotuar se do të lidhin marrëveshje me ndërmarrjen “Uniteti”, të cilët do të dërgojnë kontinierë, në mënyrë që të mos hedhin më mbeturina në atë zonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

 I mituri në Ferizaj theret me thikë në kokë, i dyshuar një moshatar i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Mirash të Ferizajt, ku një person i mitur ka mbetur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img