27,04,2024

Në UShAF u bë promovimi i librit “Orientimi në karrierë”

Must Read

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), sot është bërë promovimi i librit “Orientimi në karrierë”, i autorit Gentian Jetishi.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari e përgëzoj autorin e librit, z. Jetishi dhe tha se një libër i tillë është shumë i nevojshëm, i mirëseardhur, i qëlluar dhe në kohën e duhur.

Ndërsa, z. Jetishi elaboroj përmbajtjen e librit dhe falënderoi rektorin për krijimin e një ambienti të studimit që sipas tij është i trendeve evropiane dhe tha se qytetarët e Ferizajt ndjehen krenarë me të.

“Orientimi në karrierë”, është libri i parë i kësaj fushe, i dizajnuar për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme, i cili përmbanë informacione për tu përgatitur për jetë, punë dhe karrierë të suksesshme në çfarëdo mjedisi, shoqërie dhe pavarësisht ambientit dhe gjendjes ekonomike, sociale apo kulturore.

Libri është i përdorshëm edhe në programe të organizatave shtetërore ose jo qeveritare si: trajnime, konferenca apo kampingje dhe të ngjashme.

Getian Jetishi është nga qyteti i Ferizajt dhe ka të botuar libërthin “Objektivi im në jetë”, ndërsa krahas kësaj ka publikuar me dhjetra shkrime për probleme të ndryshme sociale në Kosovë dhe në aktivitete të shoqërisë civile.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img