07,08,2025

Në të gjitha shkollat e Ferizajt, mbahet orë historike në shënim të Epopesë së Jezercit

Must Read

Ferizaj.27.09.2018. Pasditen e sotme, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani dhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, Luan Jahiri vizituan Gjimnazin e Shkencave të Natyrës “Kuvendi i Arbërit”, me ç’rast në orën e parë të mësimit u mbajt orë historike në shënim të 20 vjetorit të Epopesë së Jezercit.

Afrim Llabjani, drejtor i Drejtorisë së Arsimit përshëndeti në emër të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, duke theksuar se kjo orë historike e organizuar në të gjitha shkollat e Ferizajt dhe gjithë aktivitetet e organizuara për shënimin e 20 vjetorit të Epopesë së Jezercit janë përkujtim dhe nder që i bëhet gjakut të Dëshmorëve të Kombit për lirinë që sot gëzojmë.

Edhe Luan Jahiri, nënkryetar i OVL – UÇK-së në Ferizaj para nxënësve mbajti një fjalim dhe njoftoi për aktivitetet e zhvilluara në shënim të këtij jubileu të Epopesë së Jezercit, duke vënë theksin tek prezantimi që po i bëhet publikut, përmes këtyre aktiviteteve, vlerave të luftës së Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës.

Në anën tjetër, Xheneta Hyseni, nxënëse e kësaj shkolle, lexoi një referat të gjatë për rrugëtimin historik e politik të shoqërisë sonë deri tek lufta e djemve dhe vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që sollën lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img