Në Punëtorinë një javore, lidhur me trajnimin e stafit akademik, e cila u mbajt në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhimit në Varshavë të Polonisë, qëndruan përfaqësues nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Afrim Loku – Prorektor për Buxhet dhe Financa dhe Dekani i Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, Prof. Florit Hoxha.

Përveq përfaqësuesëve të UShAF, në këtë Punëtori morën pjesë edhe përfaqësues nga Armenia, Ukraina, Polonia dhe shtete të tjera.
Gjatë kësaj Punëtorie pjesëmarrësit u njoftuan me sistemin e edukimit dhe arsimimit në Poloni dhe shkëmbyen eksperiencat e universiteteve të cilat i përfaqësojnë. Po ashtu, u bënë prezantime lidhur me bashkëpunimin e bizneseve, punën praktike të studentëve, alumnin, si dhe u bë këmbimi i përvojave në mes të Universiteteve.
Gjatë kësaj kohe përfaqësuesit e UShAF ndër të tjera, zhvilluan bisedime me dekanin e Fakultetit të Arkitekturës së Armenisë, prof. Armen Bubushyan, i cili shprehi interesim të madh të bashkëpunoj me UShAF pasi që ky Fakultet ka programe të njejta me Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin tonë.

Vec kësaj Punëtorie, përfaqësuesit e UShAF, së bashku me profesorin nga Turqia, Prof. Fatih Cetin, morën pjesë në Konferencën e mbajtur në University of Life Sciences në Varshavë, ku zhvilluan takime me përfaqësues të këtij Universiteti, si dhe koordinatoren për Erasmus+. Po ashtu, në këtë Konferencë u dakorduan që në një të ardhme shumë të afërt të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi me këtë Universitet. Në Konferencë u krijua Instituti ndërkombëtar për menaxhim të njohurive të aplikuara dhe me 1 tetor pritet që UShAF të filloj me procedurat për realizimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me këtë Institut.