28,04,2024

Në fshatin Pleshinë fillon ndërtimi i fushës sportive

Must Read

Në oborrin e shkollës “Pesë dëshmorët” në Pleshinë, të shtunën ka filluar se ndërtuari i fushës sportive e cila do të shërbej për nxënësit e kësaj shkolle.

Gurthemelin për ndërtimin e kësaj fushe e vendosi kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me drejtuesit e shkollës, por edhe me bashkëpunëtore të tjerë. 
Pas vendosjes së gurthemelit drejtori i infrastrukturës Gafurr Ilazi tha se këto fusha sportive po ndërtohen në mënyre që të rinjët të kenë sa më shumë fusha të tilla sportive.

“Të gjitha këto fusha kanë një dimension 105 metra gjatësi me 68 metra gjerësi dhe do të kenë edhe zhveshtoret e nevojshme. Ndërkaq shpresojmë që në të ardhmen kjo fushë do të grumbullojë talentet e rinjë të cilët tashmë pas integrimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare sa përket sportit do ta kenë edhe perspektivën e përfaqësimit më të mirë” ka thënë, drejtori Ilazi.

Por ndërtimit të kësaj fushe sportive më së shumti i kanë gëzuar banorët, por edhe nxënësit e shkollës “Pesë dëshmorët”. Thanë se një fushe e tillë sportive është dashur të ndërtohet qysh me parë.

Vlera e projektit të këtyre fushave sportive që është një bashkëfinancim në mes komunë së Ferizajt dhe Ministrisë së Administrimit të pushtetit lokal kap shumën rreth 110 mijë euro. Ndërsa fushat sportive do të jenë të gatshme për lojë e stërvitje pas tre muajsh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img