29,04,2024

Në Ferizaj shënohet dita e diabetit. Organizohet “Dreka e fshatit diabetik”

Must Read

Me moton “Vepro sot, ndrysho të ardhmen” në Qendrën e Mjekësisë Familjare 2 sot u shënua Dita Botërore e Diabetit.

Organizimi tradicional, Dreka e fshatit diabietik, edhe këtë vit mblodhi në një vend pacientët me diabet, punëtorët shëndetësorë dhe menaxherët e institucioneve shëndetësore të Komunës së Ferizajt.

Takimin e hapi Dr. Drita Lumi, nismëtare e këtij aktiviteti në QMF 2, me ç’rast dha një përmbledhje të shkurtër të angazhimit të vazhdueshëm që personeli i QMF 2 ka ofruar ndër vite për pacientët me diabet.

Në vazhdim, në fjalët e rastit nga Dr. Muhamet Ahmeti – shef i QMF 2, Dr. Nadire Ymeri – Drejtoreshë e QKMF- së, z. Bekim Ademi – Drejtor i DSHMS-së dhe znj.Gyltene Dërguti – psikologe, u fol rreth rëndësisë së kësaj dite, vetëdijesimit të pacientëve me diabet për kujdesin shëndetësor, përkrahjen që ofron familja dhe institucionet shëndetësore e komunale etj.

Ndërsa në fund, Arbëri, pacienti 19 vjeçar me diabet rrëfeu për vështirësitë jetësore që kanë personat me diabet dhe nevojën e tyre për përkrahje. Në apelin e tij drejtuar strukturave qeverisëse të komunës, ai kërkoi ndihmën e tyre në sigurimin e insulinës, si medikament esencial nga i cili varet mirëqenia e pacientëve me diabet.
Kujtojmë se sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, diabeti prek rreth 5% të popullsisë në botë dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje. Në çdo 10 sekonda në botë shtohen 2 persona të rinj me diabet dhe në çdo 10 sekonda vdes një person nga shkaqet që lidhen me diabetin. Ministria e Shëndetësisë pacientëve me diabet, insulinë marrës, u ka dhënë prioritet nga buxheti i ndarë për QKMF për barna dhe material harxhues mjekësor. 68% e këtij buxheti është ndarë për sigurimin e insulinave për këtë kategori të pacientëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img