07,05,2024

Në Ferizaj organizohet marsh protestues kundër përdorimit të narkotikëve

Must Read

Qendra këshilluese “Këshillimi” në Ferizaj, në ditën e dytë të aktiviteteve në kuadër të “Nëntori – muaji i vetëdijesimit kundër substancave narkotike”, ka organizuar marsh kundër kësaj dukurie shqetësuese në qytetin e Ferizajt. Drejtoresha e kësaj qendre, Arjeta Musliu, thotë se kjo dukuri mund të zhduket vetëm nëse ka përkrahje.

“Duke e parë që të rinjtë tanë dita ditës po vijnë tek shkatërrimi, që është për keqardhje për të thënë se është gjendje alarmante, ku e kemi parë të nevojshme që muaji nëntor të quhet muaji i vetëdijesimit kundër substancave narkotike. Këtë e potencoj se që nga data 1 nëntor kemi filluar me një konferencë ku kemi ftuar të gjithë ata relevant që duhet të jetë bashkëpunimi më se i nevojshëm për të ulur numrin e përdoruesve, për të vetëdijesuar, për të përkrah, fatkeqësisht numri i shumë të ftuarve nuk n’a janë përgjigjur, arsyet i dinë ata. Datën 4 e kemi parë sot si marsh ku na janë bashkëngjitur të rinjtë e mrekullueshëm të cilët i falënderoj jashtë mase”, theksoi Arjeta Musliu.

Pjesëmarrësit e këtij marshi iu bënë thirrje qytetarëve dhe institucioneve përkatëse të angazhohen sa më shumë rreth kësaj çështje.

“Unë kam një thirrje për policinë, shtetin dhe të gjitha institucionet dhe task forcën e cila është krijuar në Prishtinë që së paku dy të jenë në ambientin e shkollës për arsye sigurie dhe këtë duhet ta bëjnë patjetër, por përgjegjësinë më të madhe e kanë prindërit, 90% e kanë prindërit, po nisem nga vetja, sepse unë do të kem kujdes për fëmijën tim, por në ambientin e shkollës e ka për detyrë drejtoria e shkollës dhe institucionet”, u shpreh Labinot Tahiri.

“Jam këtu si një qytetar, jam këtu si një prind dhe që të përkrah jo vetëm këtë marsh, por të përkrah edhe çdo iniciativë që të parandalojmë sa më shumë këto dukuri që janë tmerrësisht tashmë shqetësuese për vendin dhe për rininë tonë. Është njëra nga aktivitetet që duhet të sforcohet nga të gjithë ne si pjesë e kësaj shoqërie, sepse po flasim për të ardhmen e fëmijëve tanë”, theksoi Gazmend Bytyqi.

Ndërsa, disa nga nxënësit që marshuan bën thirrje për një jetë pa droga.

“Qendra “Këshillimi” ka shumë të mira që një përdorues ta ketë më të lehtë. Kemi dalë sot këtu që ta dinë të rinjtë tanë se ku të mbështeten, të kenë një jetë më të mirë, të shëndosh, pa droga”, tha Marigona Osmani.

Nga nesër me përkrahjen e Drejtorisë së Arsimit, Qendra “Këshillimi” do të mbajë ligjërata në shkollat e komunës së Ferizajt për edukimin rreth substancave narkotike, transmeton televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img