28,11,2025

Aliu: QMF në Neredime do të shërbej si hapësirë spitalore për pacientët me COVID-19

Must Read


Ferizaj dita ditës po shënon rritje me numrin e rasteve të reja, dhe kjo ka bërë që të shfrytozohet edhe një shkollë e pa përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19.
Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka njoftuar se ka rritur hapësirat për pacientët me koronavirus në këtë qytet pas rritjes së rasteve të reja.
Shkollën e papërdorur në Lloshkobare do të shfrytëzohet për pacientë, gjithashtu edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Neredime, do të shndërrohet në hapësirë për trajtimin e rasteve të infektuar.
Ky është njoftimi i kryetarit Aliu:
Bashkëqytetarë të nderuar!
Për të menaxhuar me efikasitet, rastet në rritje me virusin COVID-19 në Ferizaj, në mbledhjen e sotme të Shtabit Emergjent Lokal morëm vendim:
Qendrën e Mjekësisë Familjare në Neredime, ta shndërrojmë në hapësirë për trajtimin e rasteve të infektuar dhe dyshuar me virusin COVID-19, të cilat referohen në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizaj;
Me hapësirën e re në QMF- Neredime rrisim kapacitetin në 50 shtretër shtesë për trajtimin e pacientëve;
Shkollën e papërdorur në Lloshkobare ta bëjmë gati si hapësirë alternative për trajtimin e pacientëve në rast rritjes së vazhdueshëm të kërkesës për hospitalizim;
Hapësirat e objektit të vjetër të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik të rregullohen tërësisht në afat optimal për nevojat e trajtimit shëndetësor të pacientëve të infektuar apo dyshuar.
Me këto zgjidhje, Ferizaj mbulon nevojat për hapësira shëndetësore, duke pasur mjaftueshëm, për trajtimin e pacientëve të infektuar me virusin COVID-19. Po kështu, edhe medikamentet, pajisjet e materialet tjera mbrojtëse janë të bollshme për trajtimin e rasteve.
Juve bashkëqytetarë ju mbetet zbatimi i formulës së thjeshtë: mbani maskën, respektoni distancën fizike e pastroni vazhdueshëm duart që të shmangni infektimin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img