29,04,2024

Në Ferizaj ka filluar peticioni ndaj KEDS-it: Furnizim të rregullt me energji elektrike ose pezullim të pagimit të KEDS / KEK

Must Read

Në rrjetet sociale  ka filluar të shpërndahet një peticion ndaj KEDS-it, ku po kërkohet që KEDS të marrë masa  në furnizim të rregullt me energji elektrike. Sipas këtijë Peticioni kërkohet ose furnizim I rregullt  ose pezullim të  pagimit të faturave ndaj KEDS-it.

Në Peticion thuhet se kohëve të fundit në regjionin e Ferizajt ka pasur  ndërprerje të shumta e të cilat kanë  shkaktuar shumë dëme në  biznese, sidomos në pajisje, gjithashtu edhe në  edhe në pajisje të amvisërisë.

 Ky është Peticioni i plotë që po qarkullon nëpër rrjetet sociale.

-KEDS – vazhdon të inkasojë nga qytetarët e Kosovës, mjetet financiare si detyrim per

shpenzimimin e energjisë elektrike, ndërsa që disa javë furnizimi me energji elektrike, është shumë i parregullt, me shumë ndërprerje dhe ka shkaktuar shumë dëme bizneseve të ndryshme e paisjeve elektrike, elekronike e amvisërie të qytetarëve të Kosovës.

-Ne kërkojmë pezullimin e çdo pagese ndaj kësaj kompanie, derisa të filloj furnizimi i rregullt me energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

https://www.change.org/p/keds-kek-furnizim-me-ergji-elektrike-ose-pezullim-t%C3%AB-pagimit-t%C3%AB-keds-kek?utm_content=cl_sharecopy_26547276_en-US%3A3&recruiter=34966431&utm_source=share_petition&utm_medium=copylink&utm_campaign=tap_basic_share
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img