28,11,2024

Në Ferizaj hapet shkolla e parë private e artit, muzikës dhe baletit “Mjellmat”

Must Read

Ferizaj.24.09.2018. Në prani të shumë dashamirëve të artit dhe muzikës , sot në Ferizaj  është hapur shkolla e parë e muzikës, artit dhe baletit e njohur si “Mjellmat”.

Me këtë rast drejtuesit e kësaj shkolle por edhe njohësit e  kësaj fushe e kanë vlerësuar si një alternativë të mirë duke tyhënë se  komuna e Ferizajt ka pasur nevojë  për një institucion të këtij lloji.

Në fjalën e sajë, drejtoresha e kësaj shkolle Elizabeta Krasniqi, ka thënë se të  qenurit në krye të këtij institucioni  është tepër sfiduese. Madje ka  shtuar se shkolla është e licencuar nga Ministria e Arsimit  dhe se në të mund të angazhohen të gjitha grupmoshat.

“Karriera ime si artiste ka filluar qysh herët po më të vërtetë është një barrë e madhe për mua  me marrë një këso hapi,si femër së pari. Besoj është  sfiduese por me një qëllim të mirë dhe shumë punë besoj do të ja dalim” ka thënë Elizabeta Krasniqi,drejtoreshë e kësaj shkolle.

Në anën tjetër edhe bashkëthemeluesi i kësaj shkolle, Blerim Emërllahu ka thënë se e vecanta e kësaj shkolle qëndron në fuqizimin e baletit si degë me rëndësi e artit. Ai ka shtuar se edhe veprimtaritë tjera do ta kenë trajtimin profesional.

“Në këtë shkollë është aktivizuar baleti. Baleti për herë të parë në Ferizaj është aktivizuar në këtë shkollë. Tashmë jemi të licencuar nga Ministria e Arsimit. Është një kopsht muzikor për fëmijë e që është diqka e vecantë në Ferizajqë më parë nuk ka pasur. Por avantazhi i kësaj shkolle është se kemi një staf të specializuar  me cilësi shumë të lartë. Vlenë të theksohet se kemi edhe profesor Tasim Dajqi nga Tirana, koreograf i baletit i cili vie një herë në javë nga Tirana si dhe  profesoreshën e baletit Krenare Krasniqi” ka thënë Blerim Emerllahu.

Si themeluesit po edhe njohësit e muzikës e kanë vlerësuar si një hap të mirë  drejt ofrimit të një përvoje tjetër alternative në komunën e Ferizajt.

“Mendoj që është e qëlluar.Shkolla e muzikës ka kërkesa shumë të mëdha  mirëpo mundësia për tu regjistruar të gjithë është kufizuar  dhe kjo është një allternativë shumë e mirë” ka thënë Kenan Bytyqi, mësimdhënës i muzikës.

“Duke marrë për bazë rritjen e numrit të banorëve si dhe dyndjën e rrethinës  në Ferizaj, ku njëkohësisht  e rrisin edhe kërkesën për  shkollim në aspektin muzikor. Sic dihet sot në shkollën e muzikës “Çesk Zadeja” që është shkollë publike, jo të gjithë ë kanë mundësinë sepse  ne planifikim e bëjmë brenda mundësive e kjo është një mundësi  shtesë pë të interesuarit” ka thënë  Bardhyl Abazi, muzicient.

Blerim Eëmerllahu beson se kjo alternativë do të ketë sukses e këtë e dëshmon edhe numri i të interesuarve .

Në këtë institucion mund të regjistrohen të gjitha grupmoshat nga se shkolla ofron disa programe të licencuara në disa drejtime.

Shkolla e muzikës, artit dhe baletit tashmë ka filluar hapat e parë.  Drejtuesit kanë thënë se hapat e parë janë inkurajues duke marrë për bazë interesimin e  të rinjëve për drejtimet që ofron kjo shkollë, transmeton Televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img