18,05,2024

Në 20 vjetorin e rënies përkujtohet Dëshmori i Kombit, Zahir Neziri

Must Read

Dhjetëra qytetarë, familjarë të dëshmorëve, drejtues të pushtetit lokal të prirë nga Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës, Selim Marevci, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj bënë homazhe sot tek varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përkujtim të 20 vjetorit të rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Zahir Neziri. 
Homazhit iu bashkuan edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët me nderime ushtarake nderuan jetën dhe veprën e Dëshmorit të Kombit, Zahir Neziri.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, Selim Marevci, shef i Kabinetit të Kryetarit dhe Gafurr Bytyçi duke u përkulur para gurit të varrit të dëshmorit, Zahir Neziri nderuan jetën dhe veprën e luftëtarit të lirisë që ra heroikisht 20 vjet më parë në Jezerc. 
Të pikëlluar por edhe krenarë, familja Neziri dhe bashkëluftëtarët e Dëshmorit të Kombit, Zahir Neziri thanë se është gjaku i Dëshmorëve të Kombit, bijve dhe bijave më të shtrenjta që i falën jetën lirisë së Kosovës. 
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi tha se për Dëshmorët e Kombit, përparësi kishte kombi dhe atdheu, madje para familjes.

“Sot është 20 vjetori i rënies në mënyrë më heroike të mundur i Dëshmorit të Kombit të UÇK-së, Zahir Neziri. Zahir Neziri bashkë me shokët e vet dëshmorë dhe bashkë me shokët e vet veteranë u sakrifikua për kombin dhe atdheun. Kombi dhe atdheu për të ishin të shenjta bile kishin më shumë përparësi se edhe familja, për arsye se ata familjen e lanë për komb dhe atdhe. Pra, ky mesazh është mirë të shkoj në veshin e të gjithë atyre që nuk bëjnë përpjekje që ta ndërtojnë vendin, moralisht dhe materialisht por bëjnë përpjekje ditë e natë ta rrënojnë atë që është krijuar me mund, djersë e sakrificë. Është turp të mos ruhet amaneti i Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së. Ai amanet i dëshmorëve është vendimtar dhe në kokat e çdo shqiptari, të bashkohemi dhe të jemi të bashkuar në çdo aktivitet për ta bërë një komb, një shtet – Shqipëri” tha kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi.

Me përkuljen para varrit të Dëshmorit të Kombit, Zahir Neziri dhe vendosjen e buqetave me lule në lapidarin e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së, u mbyllën këto homazhe.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img