06,05,2024

Ndryshon rangimi, 15 komuna në zonë të kuqe

Must Read

Ministria e Shëndetësisë e ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 19 mars në zonën e kuqe janë 15 komuna:

Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Novobërda,Vushtrria dhe Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 12 komuna:

Podujeva, Istogu, Skenderaj, Klina, Deçani, Juniku, Suhareka, Ferizaji, Vitia, Kllokoti dhe Kaçaniku.

Në zonën e gjelbër janë 11 komuna:

Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Mamusha, Shtimja, Graçanica, Dragashi, Shtërpca, Hani i Elezit, Ranillugu dhe Parteshi.​

Në zonën e kuqe rangohen komunat me mbi 150 raste me COVID-19 në 100 mijë banorë brenda shtatë ditësh. Në zonën e verdhë rangohen komunat deri në 76-150 raste me COVID-19 në 100 mijë banorë brenda shtatë ditësh, derisa në zonën e gjelbër rangohen komunat deri në 75 raste me COVID-19 në 100 mijë banorë brenda shtatë ditësh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img