28,11,2025

Ndërron jetë veterani i UÇK-së Muharrem Hazrollaj, sot mbahet akademi komemorative

Must Read

Lajmi për vdekjen e veteranit, invalidit dhe ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Hazrollaj, ka pikëlluar të gjithë, shokët, bashkëluftëtarët e veprimtarët e çështjes kombëtare.

Me këtë rast edhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i dërgoi telegram ngushëllimi familjes Hazrollaj.

“Shumë e nderuara familje Hazrollaj! Me pikëllim të madh morëm lajmin se nga kjo botë iku luftëtari, veterani, invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetari për shumë vite i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, Muharrem Hazrollaj. Me të ndamë momentet më të mira, vullnetin më të hekurt dhe bindjen më të pastër të të ardhmes që buroi nga lufta e lavdishme çlirimtare. Ngushëllime, ju, miqve e bashkëluftëtarëve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës” tha në telegramin e ngushëllimit, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu

Edhe ish eprori i lartë i UÇK-së dhe deputeti Elmi Reçica i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Hazrolli.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta e mësimdhënësit, luftëtarit dhe invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Hazrollaj.Ngushëllime familjes, miqve, bashkëluftëtarëve, kolegëve dhe gjithë të afërmëve të tij!U prehsh në paqe!” ka shkruar në telegram ngushëllimi ish eprori i kartë i UÇK-së dhe deputeti Elmi Reçica.

Edhe OVL e UÇK-së dega në Ferizaj ka ngushëlluar familjen Hazrollaj

Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, Ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë veterani/invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, MUHARREM HAZROLLAJ, për shumë vite ish Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër 01.08.2019 – ora 15:00, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dhe Veteranëve në Grykën e Caralevës.

Në nderim të bashkëluftëtarit, sot, 01.08.2019 – ora 11:00, organizohet akademi mortore, akademia mbahet në teatrin e qytetit të Ferizajt.

Ngushëllime gjithë bashkëluftëtarëve, ngushëllime familjes Hazrollaj!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img