03,05,2024

INPO publikon edicionin e tretë të Indeksit të kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Ferizaj

Must Read


Organizata Jo-Qeveritare INPO sot përmes një konference ka publikuar edicionin e tretë të Indeksit të kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Ferizaj.
Indeksi është i dizajnuar të bëjë vlerësimin e kënaqshmërisë me shërbimet komunale të cilat ofrohen nga komuna bazuar në kompetenca vetanake. Indeksi ka bërë matjen e 15 lloje të ndryshme të shërbimeve komunale, si dhe matjen e kënaqshmërisë së qytetarëve me pushtetin lokal duke i pyetur qytetarët për nivelin e kënaqshmërisë së tyre me punën e Kryetarit, Kuvendit Komunal dhe Drejtorive Komunale. Të dhënat e dala nga anketa, përfaqësojnë mendimet e qytetarëve të moshës 18 vjeç e më shumë, gra dhe burra, të cilët janë intervistuar përgjatë muajve prill – qershor 2019, në zonat urbane dhe rurale të Ferizajt.
Të dhënat tregojnë se pakënaqësive të ferizajasve ju prin mungesa e parkingjeve dhe trotuareve me mbi 65% të qytetarëve të pakënaqur me këto dy kategori të shërbimeve publike. Tutje, me planifikimin urban dhe rural, 46.17% janë shprehur të pakënaqur ose shumë të pakënaqur, 40.09% janë shprehur të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me hapësirat gjelbëruese, me numrin e parqeve dhe shesheve në Ferizaj në përgjithësi të pakënaqur shprehen 36.48% e qytetarëve të anketuar, me sinjalistikën rrugore të pakënaqur ose shumë të pakënaqur shprehen 43.02% e qytetarëve, ndërsa gjendja e rrugëve dhe mirëmbajtja e tyre është e pakënaqshme për 43.46% dhe 48.65% respektivisht të qytetarëve të anketuar të komunës së Ferizajt. Me aktivitete rinore dhe sportive po ashtu qytetarët janë në përgjithësi të pakënaqur. Ndërkaq, të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me shërbimet shëndetësore shprehen 43.46% e qytetarëve.
Ndërsa, shërbimet të cilat janë vlerësuar të kënaqshme nga qytetarët përfshijnë shërbimet administrative, cilësia e arsimit dhe infrastruktura shkollore, mirëmbajtja e parqeve dhe shfrytëzimi i shesheve publike, transporti publik, përfshirja në sistemin e ujësjellësit, furnizimi dhe cilësia e ujit, grumbullimi i mbeturinave dhe kanalizimi.
Dallimi mes qytetarëve të kënaqur dhe të pakënaqur me të gjitha shërbimet komunale në Ferizaj është shumë i vogël. Mesatarja aritmetike e kënaqshmërisë për gjitha shërbimet komunale në Ferizaj është 36.95%, ndërsa e pakënaqshmërisë 31.77%. 23.34% e qytetarëve kanë vlerësim neutral.
Të dhënat tregojnë se qytetarët kanë vlerësime të ndryshme sa i përket performancës së organeve komunale. Të kënaqur apo shumë të kënaqur me punën e kryetarit të komunës janë 37.61% e qytetarëve kundrejt 20.50% e atyre që janë të pakënaqur përgjithësisht. Krahasuar me Indeksin e vitit të kaluar, 47.75% e qytetarëve ishin të kënaqur ndërsa të pakënaqur ishin 16.66%. Pra, sipas Indeksit 2019 pakënaqësia e qytetarëve me punën e kryetarit të komunës është rritur për 3.84%, përkundër që kënaqshmëria është zvogëluar për 10.14%.
Vlerësim neutral qytetarët kanë dhënë për punën e drejtorive komunale me 33.56%. 24.10% e tyre janë të pakënaqur apo shumë të pakënaqur, ndërkaq vetëm 23.20% e qytetarëve janë të kënaqur apo shumë të kënaqur me punën e drejtorive. Pothuajse të njëjtin vlerësim e qytetarët e kanë sa i përket kënaqshmërisë me punën e Kuvendit Komunal. 19.37% e qytetarëve janë shprehur të kënaqur apo shumë të kënaqur dhe 20.27% janë shprehur të pakënaqur apo shumë të pakënaqur. Rreth 33% e qytetarëve ndjehen as të kënaqur as të pakënaqur për punën e organeve komunale.
Në këtë tryezë morën pjesë zyrtarë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përfaqësues të organeve komunale, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe medieve, të cilët vlerësuan lartë punën e organizatës INPO dhe u pajtuan më të gjitha rezultatet e Indeksit.
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Rozafa Ukimeraj u shpreh se të dhënat e edicionit të tretë të Indeksit janë në përputhje me të dhënat e ministrisë të cilat mblidhen në kuadër të vlerësimit të sistemit të performancës së komunave. Ajo u shpreh, se MAPL po punon që këtë lloj të matjes së kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale të e aplikoj edhe në komuna të tjera, pasi që INPO këtë Indeks e realizon vetëm në Ferizaj dhe Prishtinë. Tutje, ajo shtoi se të dhëna të tilla, zyrtarët komunal por edhe ata të ministrisë duhet që t’i marrin parasysh mënyrë që të rritet performanca dhe cilësia e shërbimeve për qytetarët.
Drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit z. Lulzim Aliu, u shpreh se të dhënat e Indeksit janë reale, sidomos në fushat e matjes së shërbimeve të cilat bien nën përgjegjësinë e drejtorisë së tij. Ai tha se pakënaqshmëria e qytetarëve sa i përket planifikimit urban dhe rural është me arsye dhe e vërtetë duke dhënë një varg arsyetimesh se pse komuna e ka pothuajse të pamundur për të intervenuar në përmirësimin e planifikimit urban. Tutje, z. Aliu tha se do të bëjë të gjitha përpjekjet që të dhënat e Indeksit të adresohen në mënyrë që qytetarët të jenë të kënaqur më shërbime.
Drejtorë të drejtorive komunale dhe përfaqësues të kuvendit komunal u shprehën se ky Indeks do të ju shërbej si udhërrëfyes gjatë punës së tyre, në mënyrë që angazhimi i tyre publik të orientohet drejt përmirësimit dhe ofrimit të shërbimeve më të mira publike komunale.
Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu.
“Ky grant është financuar nga projekti “Të rimenduarit të demokracisë lokale dhe qeverisjes së mirë në Kosovë”, projekt i implementuar nga Organizata INPO me mbështetjen financiare të Rockefeller Brothers Fund.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img