18,12,2024

Ndërron jetë edhe familjari i tretë nga Ferizaj, që u aksidentuan në Gjermani

Must Read

Ka ndërruar jetë edhe familjari i tretë, që ishte i përfshirë dje në aksidentin e komunikacionit në Landin e Baden Württemberg në Gjermani,

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla,  përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, duke thënë se këtë informatë e ka marr nga ambasada e Republikës së Kosovës, në Gjermani.

Ajo ju shpreh ngushëllime familjarëve për rastin.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani kanë njoftuar që sot ka ndërruar jetë edhe shqiptari i tretë në aksidentin e rëndë në Landin e Baden Württemberg. Në këto çaste të vështira për të gjithë ne ku për vetëm një javë u shuan 6 jetëra të bashkëatdhetarëve tanë, shprehim pikëllimin e thellë për të gjitha tra gjeditë e tm errshme që rënduan fatin e diasporës sonë sidomos javën e fundit, duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Ministrja e MPJ-së po ashtu theksoi se MPJD dhe misionet e saj diplomatike e konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse dhe në shërbim të qytetarëve tanë kudo.

“Duke qenë të vetëdijshëm që jeta në mërgim nuk është e lehtë, dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për të gjithë bashkëkombësit tanë në diasporë që nuk e harruan asnjëherë gjakun, atdheun, dhe kombin, dhe kështu mbesin pjesë e pandashme e jona, pavarësisht se ku ndodhen fizikisht. MPJD dhe misionet e saj diplomatike e konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse dhe në shërbim të qytetarëve tanë kudo”, ka shkruar ministrja Haradinaj-Stublla.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img