15,12,2025

Ndalohet qarkullimi i taksive në Ferizaj

Must Read

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, si masë mbrojtëse kundër paraqitjes e përhapjes së epidemisë COVID-19, të gjitha mjeteve të transportit publik – taksi, iu ndalohet qarkullimi deri në një njoftim të ri.

Kjo përshkak se qarkullimi me këto mjete, paraqet ekspozim ndaj rrezikut të shpërndarjes së virusit. Madje, ndalesa vlen përveç për taksitë që frekuentojnë përgjatë gjithë territorit të Ferizajt, i ndalohet futja e qarkullimi brenda kufijve administrativ të Ferizajt edhe taksive nga komunat fqinje e vende të tjera.

Kjo masë mbrojtëse është e domosdoshme, zbatimin e së cilës do ta bëjnë Inspektorati i Komunës dhe Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img