22,05,2024

Ndalohen dy persona për sulm ndaj personit zyrtar

Must Read


Ferizaj, 07 Nëntor 2019– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin se me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy persona me inicialet  I.O. dhe N.O., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të nëjtit kanë sulmuar personin zyrtar- mjekun  S.F., në vendin e tij të punës, me ç’rast të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 në Spitalin Regjional në Ferizaj- Qenda Emergjente

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të vendosë mbi masën e sigurisë së të pandehurit, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nga Ferizaj shkoi në spitalin “Sistina” për të operuar këmbën e majtë, por pa nevojë ia operuan të djathtën

Një rast jo i zakonshëm thotë se i ka ndodhur një qytetari nga Kosova në spitalin privat “Acibadem Sistina”...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img