08,05,2024

Ndahet nga jeta Rifat Abdullahu

Must Read

Në moshën 75 vjeçare është ndarë nga jeta , Rifat Abdullahu.

I ndjeri me profesion ishte jurist, për vite të tëra bartës i shumë funksioneve në institucionet e drejtësisë.Studimet e lartë në fushën e jurispodencës i kreu në Prishtinë, ndërsa një kohë punoi edhe si mësimdhënës.

Kontributi i tij shquhet në drejtësinë kosovare, punoi si avokat publik, gjykatës në Gjykatën Komuale të Ferizajt, për një kohë ishte edhe kryetar i kësaj Gjykate.

Vdekja e gjeti në pozitën e avokatit. I ndjeri prapa vetës ka lënë familjen, bashkëshorten, djemtë, vajzat, nipat dhe mbesat.

Ceremonia e varrimit pritet të zhvillohet nesër në ora 13 :30 në varrezat e fshatit Brod të Shtërpces.

Ndërsa, një mbledhje komemorative për të ndejrin është paralajëmruar që të mbahet sot në ora 14 në Teatrin “Adriana”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img