28,11,2025

Ndahet nga jeta Abdullah Hoxha

Must Read

Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta veprimtari Abdullah Hoxha.Jeta dhe veprimtaria e tij politike është e lidhur ngushtë me atë të familjes.Babai i tij Hyseni, si nacionalist ka qenë pjesmarrës i luftës së Ferizajt, ndërsa i vëllai, Ahmeti , i vrarë në burgun e Dubravës, njëri ndër komandantët e parë të UÇK-së dhe bashkëluftëtarë i komandantit legjendar,Adem Jashari.
I ndjeri me profesion ka qenë ekonomist dhe për dy mandate këshilltar në Kuvendin komunal të Ferizajt.Ka qenë njëri ndër themeluesit e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës(PSHDK) si dhe anëtar i LDK-së.Prapa vetës ka lënë familjen,ndërsa bëhet e ditur se varrimi i tij do të bëhet sot pasdite ne fashatin e tij të lindjes Pleshinë.

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka ngushëlluar familjen Hoxha me rastin e vdekjes së asamblistit të shumë legjislaturave në Ferizaj.

Vdekja e parakohshme e asambleistit të disa legjislaturave, Abdullah Hoxha ka pikëlluar të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë e familjarët.

Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Hoxha dhe miqtë e të ndjerit.

“E respektuara familje Hoxha! Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, mikut e bashkëpunëtorit tonë në jetën publike, delegatit të zërit qytetarë në disa legjislatura të Kuvendit të Komunës, Abdullah Hoxha. Të ndjerin do ta kujtojmë përherë me dashamirësi e vullnetplotë në kryerjen e detyrave. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Ngushëllime!” shkruan në telegramin e ngushëllimit, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img