15,06,2025

National Geographic: Kosova vend që i duhen turistët

Must Read

Faqja e njohur National Geographic ka publikuar një artikull për dhjetë vendet e mahnitshme nëpër botë, të cilave u duhen turistët.

Në mesin e këtyre dhjetë vendeve gjendet Kosova. Faqja e njohur për Kosovën ka shkruar se njihet për kulturën e kafesë, sidomos në Prishtinë ndërsa ka lavdëruar edhe turizmin malor, transmeton Koha.net.

“Shteti më i ri në Europë nuk ka qenë destinacion i turistëve më herët, por sot, Kosova është vend tërheqësh dhe destinacion për udhëtime aventureske”, shkruan National Geographic.

National Geographic këshillon turistët që të vizitojnë Kosovën për kafetë e Prishtinës, qytetin mesjetar të Prizrenit dhe Malet e Sharrit.

Faqja e njohur gjithashtu lavdëron edhe të rinjtë e Kosovës, që shumica prej tyre dinë gjuhën angleze ndërsa një pjesë e madhe e të rriturve dinë pjesërisht gjermanisht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Reçica: Përgjegjësia është e atij që ka dalë i pari në zgjedhje

Elmi Reçica nga rradhët e PDK-së, ka folur para nisjes së seancës së 31-të. Ai theksoi se  përgjegjësia është e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img