28,11,2024

Naser Hoxha, OXA Group: Qendrat tregtare në botë punojnë të dielave

Must Read

Tash janë bërë një vit nga hapja e qendrës tregtare “The Village”, qendër kjo e cila ka tërhequr dhjetëra biznese të reja të cilat nuk kanë qenë prezente më herët në tregun e Ferizajit, qendër kjo e cila punëson mbi 600 persona dhe që mbi 60% e këtyre punonjësve janë të gjinisë femërore, fakt ky që kontribuon në mirëqenien dhe barazinë gjinore.

Në hapjen solemne të qendrës u promovua punësimi dhe zvogëlimi i informalitetit, gjë që edhe është dëshmuar pas një viti të performancës se të gjitha bizneset të cilat operojnë në qendrën tonë janë 100% të formalizuara karshi shtetit dhe obligimeve të tjera, përfshirë këtu paraqitjen e numrit të saktë të punonjëvse gjithnjë në përputhshmëri të plotë me Ligjin e Punës.

Por, ja ku jemi sot…pas një viti të suksesshëm të performancës së “The Village” në aspekt biznesor, ekonomik e social jo vetëm për operatorët apo punonjësit, por edhe për imazhin e përgjithshëm të qytetit të Ferizajit, disa nga bizneset lokale që kontribuojnë më së shumti në informalitet paskan marrë iniciativë dhe nënshkrim peticioni, për të mos punuar ditëve të diela. Për më tepër, Kuvendi Komunal në Ferizaj e ka fut në procedim të shpejtë duke përpiluar draftin e kësaj rregullorje për shqyrtim dhe vendim eventual.

Dua të bëj një sqarim se kush përfiton dhe kush dëmtohet nga kjo “rregullore” për orarin e punës e cila në shumë dimensione të saj është diskriminuese për shkak të qasjes selektive, të pabarabartë dhe favorizuese vetëm për informalitetin.

Diskriminuese dhe e pabarabartë për faktin se nuk përfshin të gjithë sektorët e biznesit, ndërsa selektive meqë nuk janë përfshirë si raste përjashtimore nga kjo “rrgullore” të gjitha qendrat tregtare aktuale dhe ato në proces të hapjes në Ferizaj, investimet e të cilave kalojnë shifrën prej EUR 30 milion.
“Rregullorja” është në favor të informalitetit sepse pikërisht inicuesit e saj janë ata që bëjnë biznes 80% jo formal, janë ata që nuk deklarojnë punëtorët dhe nuk zbatojnë Ligjin e Punës, aq më pak të paguajnë orët shtesë të punës me 30% më shumë apo ditëve të vikendit me 50% më shumë sipas dispozitave ligjore në ligjin përkatës.

Si në çdo vend të Kosovës, edhe në Ferizaj janë evidente tre kategori të madhësive të bizneseve në shitjeblerje;
• Shitblerje me pakicë / vetëpunësuar.
• Shitblerje ushqimoresh / marketet/mobijle
• Shitblerje supermarkete / veshmbathjesh apo pajisje tjera shtëpiake dhe të ngjashme

Në kategorinë e parë janë kryesisht biznese të cilat punësonjë minimalisht persona jashtë familjes 0–3, meqë janë të angazhuar vet në punën operacionale të biznesit. Fatkeqësisht këto biznese janë të shumtë në numër dhe performojnë me informalitet të lartë mbi 80%, ndërsa problemi qëndron në faktin se duke qenë edhe pronar edhe punëtor në biznes të vet, nuk dëshirojnë të punojnë të dielave. Rritja e numrit të të punësuarve është i pa nevojshëm dhe i pa mundur tek kjo kategori për shkak se janë të vet-punësuar aty. Kjo kategori është problem i përgjithshëm në të gjitha qytetet e Kosovës.

Kategoria e dytë përfaqëson bizneset që kanë nga 3 – 15 punëtorë ndërsa punojnë të dielave. Për shkak të organizimit të mirë dhe aplikimit të rotacioneve të stafit, një punëtorit mund t’i bie një e dielë pune brenda një muaji. Është kategori e formalizuar mirë dhe përgjegjëse karshi obligimeve kontribut-dhënëse ndaj punëtorëve të angazhuar në këto biznese.

Bizneset të cilat punësojnë nga 15 – 100 punonjës i takojnë kategorisë së tretë, kategori kjo e cila e trajton edhe më mirë çështjen e orarit të punës ditën e dielë, meqë një punëtori mund t’i bie ditë pune një e dielë në çdo dy muaj. Kjo për shkak të strukturës së formalizuar 100% të këtyre bizneseve, organizimit të mirëfilltë dhe suksesit të këtij sistemi organizativ në përgjithësi.

Kompanitë e vogla dhe të mesme janë forca shtytëse e zhvillimit të çdo ekonomie të vendit, fakt ky i cili është dëshmuar dhe përdoret si frazë refreni nga të gjitha shtresat politike, ndërsa veprimet që ndërmirren pastaj lënë të kuptosh se në fakt asgjë nuk qenka kuptuar nga të njëjtit…
Pra, kjo “rregullore” do të favorizoj informalitetin dhe do të theksoj diskriminimin dhe pabarazinë konkuruese ndërmjet bizneseve të Ferizajit.


Komuna e Ferizajit me këtë vendim do të punoj në kundërshtim me ato përgjegjësi që ka karshi zhvillimit të ekonomisë lokale, pra duke stagnuar atë ndërsa duke hapur mundësi të reja për qytetet të cilat rrethojnë komunën tonë. I njëjti skenar që po ndodh në Mitrovicë ku është aplikuar “rregullorja” dhe qytetarët në pamundësi të furnizimit me artikuj të nevojshëm për ekzistencë, kalojnë në Mitrovicën e Veriut për blerjet e të dielava duke kontribuar në ekonomi 100% jo formale tek serbët e veriut që nuk kanë paguar dhe nuk paguajnë asnjë taksë ndaj shtetit të Kosovës.
Qendrat tregtare moderne kanë funksionalitete multi-dimensionale dhe si të tilla nuk përmbushin vetëm nevoja bazike të furnizimit të klientëve me artikuj të ndryshëm, por tashmë janë shndërruar edhe në kulturë e mirëqenie të qytetërimit modern.

Me aplikimin e kësaj “rregulloreje” do të privohen nga kjo e drejtë njerëzit dhe punëtorët të cilët punojnë 6 ditë në javë dhe të vetmen ditë pushimi, furnizimi e rekreacioni me familje e kanë ditën e dielë.
Askund në Evropë dhe botë qendrat tregtare nuk mbyllen të dielave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img