24,04,2024

Nagavci tregon se kur do merret vendim për nxënësit nga klasa 6-9 se si do mbahet mësimi

Must Read

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka mbajtur një konferencë për medie në të cilën ka diskutuar në lidhje me rifillimin e mësimit.

Ajo ka thënë  se deri më tani cdo gjë është duke shkuar siç duhet dhe se procesi mësimor gjatë ditës së sotme është zhvilluar normalisht, ndërsa vetëm në një shkollë në Mitrovicë mësimi pritet të nis nesër.

Ajo ka thënë se mësimi për nxënësit nga klasa e 6-9 do të transmetohet edhe në televizionin publik.

Ndërsa ka theksuar se vendimi për rikthimin e këtyre nxënësve në bankat shkollore do të merret javën e ardhshme.

“Për këto nivele të shkollimit do të vazhdoj në këtë javë online. Javën e ardhshme do të merret vendimi se si të vazhdohet tutje, për secilën komunë vec e vec duke pasur parasysh se secila nga to ka specifikat e veta”, tha Nagavci.

Ajo tutje iu ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të shkollave, prindërve e mësidhënësve që të kenë kujdes të shtuar, jo vetëm në ruajtjen e shëndetit publik por që edhe secili nxënës të marrë njohurit e nevojshme gjatë mësimit.

“Përderisa mësimi po shkon pa pengesa, unë e shfrytëzoj këtë mundësi qofshin drejtor të shkollave, prindër, e mësidhënës që të angazhohemi të gjithë krahas kujdesin për shëndetit mësimor, të kujdesemi të mos lëmë anash asnjë fëmijë nga procesi mësimor dhe nga nxënia”, tha Nagavci.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img