Myftiu Tërnava mori pjesë në manifestimin e javës së ditëlindjes së Muhamedit a.s.
Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe DIYANET-it të Turqisë, në Sallën e konferencave në Fakultetin e Studimeve Islame u mbajt manifestimi i javës së ditëlindjes së Muhamedit a.s. Në këtë eveniment morën pjesë Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava,ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç, dekani i FSI-së prof.dr. Fahrush Rexhepi, përfaqësues nga DIYANET-I, z.Mustafa Bodur, komandanti i KFOR-it turk si dhe personalitete të jetës fetare e kulturore të vendit. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti Dekani prof. Dr.Fahrush Rexhepi ju dëshiroi mirëseardhje mysafirëve duke kujtuar se dita në të cilën lindi Muhamedi a.s ishte ditë historike për botën dhe njerëzimin. Kurse Mustafa Bodur nga DIYANET-i i Turqisë tha se java e manifestimit të ditëlindjes së Muhamedit a.s. është javë që shpjegohet dhe jetohet këshilla e tij që ne si shoqëri kemi nevojë shumë e sidomos për siguri të duhur, duke ven theksin në epokën të cilën po e jetojmë është epoka e komunikimit dhe e gjithësisë e shkencës. Ai kujtoi se Muhamedi a.s. u quajt El Emin (i besueshëm) edhe para se të ishte pejgamber. Nga ana e saj ambasadorja Kivilcim Kiliç theksoi se ditëlindja e profetit Muhamed është drejtësi e siguri e afrim mes njerëzve. “Feja islame është fe e sigurisë dhe e bukur që e donë paqen dhe është paqësore e s’ka të bëjë asgjë me dhunën dhe me egërsinë. Jeta e Muhamedit a.s. reflektoi siguri dhe dritë në jetë. Ne duhet të mundohemi ta bëjmë botën më të lumtur dhe të krijojmë më shumë siguri”-shtoi ajo
Ligjëratën qendrore e mbajti myfti i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava i cili para të pranishmëve theksoi se kur bota mbytej në errësirë dhe tirani Allahu i dhuroi njerëzimit mbarë dritën e cila shndriti këtë univers,pasi që e kishte kapluar errësira. Allahu i Madhëruar e dërgoi Muhamedin mëshirë të pafund për tërë krijesat e gjalla dhe jo të gjalla, dheun e gurin, lumin e detin, qiejt e tokën, kohën dhe hapësirën, e në veçanti për njeriun. E bëri atë pretekst të begatisë, udhëzimit, mëshirës, butësisë dhe shpëtimit.
Muhamedi a.s. me paraqitjen e tij bëri një kthesë vendimtare në tri kontinente:në Azi,Afrikë dhe Evropë. Me vrullin e fuqishëm të përhapjes së mësimeve të tij u lëkundën dhe shkatërruan nga themelet e tyre dy perandori të mëdha:Bizanti dhe Persia.
Ai u paraqit në vendin më të shkatërruar më të prapambetur e në mesin e adhuruesve më të mëdhenj të idhujve. Ai me urdhrin e Allahut xh.sh. gjeti forcën,dijen e kurajën dhe pa hezitim shpalli Islamin fe të vetme të Allahut xh.sh., e cila urdhëron besimin në një Zot të vetëm dhe largim nga besimet e kota besimi në idhuj e puta. Ai me punën e tij dhe misionin e marrë nga Zoti xh.sh., vuri themelet e një shoqërie të qytetëruar e kulturuar,ky besim e qytetërim i ri në mesin e atij populli i cili jetonte në errësirën mesjetare e rilindi atë për një jetë të re e të begatë.
Në vazhdim Myftiu Tërnava theksoi se i Dërguari i Allahut xh.sh., ngrihej pra një të vjetri,i ndihmonte dhe i vizitonte të sëmurit,i mëshironte dhe i donte të varfrit,u kushtonte kujdes të veçantë të mjerëve dhe të braktisurve,e ngushëllonte të dobëtin,ishte tolerant dhe i afërt me të gjithë,ai ulej në rërë dhe flinte në tokë,tek ai nuk kishin rëndësi të madhe statusi,fama,fuqia dhe gjërat materiale të kësaj bote,ai fliste butë dhe me një tonë ku shprehte dashuri dhe mëshirë.“Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë”.(Sebeë-28)”.
Muhamedi a.s. ishte një burrë i cili me karakterin e vet e fitoi respektin universal të gjithë atyre që e njihnin edhe para shpalljes së Kur’anit por edhe pas shpalljes së Kura’anit, Muhamedi a.s., nuk lakmonte në thesaret,pallatet e as pozita të kësaj jete të përkohshme. Ai synonte atë për të cilin Allahu edhe e kishte dërguar pejgamber që ai dhe të gjithë ata që e besojnë thirrjen e tij të kenë për qëllim xhenetin shpërblimin më të madh që Allahu xh.sh., ka përgatitur për ata të cilët e besojnë dhe praktikojnë fjalën e Zotit xh.sh.Pejgamberët kishin karakter të kulluar,shpirt sublim dhe ndjenja krejtësisht të dëlira. Gjithë reflektimi i së vërtetës që ka ardhur nga Allahu xh.sh.,kristalizohet te ata ashtu sikur transmetohet,përjetohet e ndjehet prej tyre në të gjitha përmasat e saj. Ata janë si një burim i kristaltë,si një pikë uji e kulluar,që reflekton e pasqyron të gjitha rrezet e diellit,në zemrat e tyre as drita nuk përthyhet dhe as spektri i saj nuk pëson humbje.
Ty O Muhamed të bënë keq,kurse t’i mbete i durueshëm,ata të lënduan ndërsa t’i i fale,ata të mallkuan dhe t’i nuk ua more për të madhe,ata ishin të pa sjellshëm me ty por t’i nuk u ndale në të metat e tyre.
T’i je O Muhamed ashtu siç të përshkroi Allahu xh.sh. në shkallën më të lartë të moralit.
T’i O Muhamed je njeriu më i mençur,më i urti më i dituri më fisniku dhe më inteligjenti në mesin e njerëzve. T’i ke ardhur me shpallje e cila largon gënjeshtrën e shlyen injorancën dhe e udhëzon mendjen,ngase t’i je i udhëzuar nga Zoti.
T’i O Muhamed mbushe botën me urtësi udhëzim të drejt e drejtësi,paqe e mëshirë,vendose rendin e ri shoqëror,konsolidove shtetin e parë Islam në Medinë,t’i thirre botën mbarë në respektimin e të drejtave njerëzore dhe ishe i pari i cili i respektove ato.Nuk ka mundësi assesi të gjejmë shembull a model tjetër që mund të krahasohet me ju,andaj edhe mbetesh model e shëmbëlltyrë e pajisur me virtytet më të larta njerëzore që shoqëria jonë duhet ndjekur.
Në fund mund të themi me plot përgjegjësi se një pjesë e madhe e botës asnjëherë, as në të kaluarën e as sot nuk qe në gjendje të vlerësoi pothuajse asgjë pozitive në raport me islamin dhe shëmbëlltyrën e ndritshme e të pakrahasueshme të Muhamedit a.s. Deri në shekullin e 19 një pjesë e mirë e botës në të shprehurit e mendimin ndaj Islamit dhe Muhamedit a.s. ka qëndruar jashtë çdo norme dhe jashtë çdo kriteri shkencorë. Por edhe pas këtij shekulli i cili konsiderohet si shekulli i kritikës shkencore,ajo nuk mundi e të lirohej plotësisht nga paragjykimet dhe akuzat mesjetare.
Detyra jonë parësore është që, në kuadër të mundësive tona, të bëhemi ura të cilat do të bartnin mëshirën dhe paqen e Tij që përfshin të gjitha botërat. E kemi për obligim që, në kuadër të aftësive tona,këtë personalitet që qëndron në lartasin më të lartë t’ia prezantojmë gjithë njerëzimit në formën sa më të bukur.
Në fund të ligjëratës së tij Muftiu Tërnava nënvizoi se Muhamedi a.s. është shembull butësie dhe dhembshurie ndaj anëtarëve të familjes. Është shembull me mëshirën e tij ndaj të dobëtëve, të vetmuarve, robërve e skllevërve, është shembull me faljen dhe mirëkuptimin ndaj mëkatarëve dhe gabimtarëve.
Në fund u dha edhe një program artistik të përgatitur nga nxënësit e Medresesë Alauddin.